LAJMI I FUNDIT:

Dy ditë para pensionimit, infermierja nga Gjakova humb betejën me coronavirusin

Dy ditë para pensionimit, infermierja nga Gjakova humb betejën me coronavirusin
Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala

Sot Spitali i Gjakovës ka humbur një infermiere si pasojë e infektimit me coronavirus.

Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala thotë se tashmë e ndjera ka punuar vazhdimisht deri në ditën kur është infektuar me COVID-19.


“Edhe pse në moshë të shtyrë, ajo ka punuar deri në ditën e fundit. Edhe dy ditë do të delte në pension. Prej dhjetë ditësh ishte e hospitalizuar. Mjekët bënë të pamundurën por nuk ja dolën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shala thotë se që nga fillimi i pandemisë në Gjakovë kanë humbur jetën katër personal shëndetësorë.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se momentalisht në këtë institucion shëndetësorë janë të hospitalizuar 105 pacientë.

“Kapacitetet janë duke u mbushur çdo ditë e më shumë. Jemi duke bërë të pamundurën që çdo pacienti t’iu dalim në ndihmë”, tha ndër të tjera Hilmi Shala./Telegrafi/