LAJMI I FUNDIT:

Dy deputetët turq do ta votojnë Qeverinë Kurti

Dy deputetët turq do ta votojnë Qeverinë Kurti
Takimet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit me komunitete / Foto: Ridvan Slivova

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) nën udhëheqjen e Fikrim Damkës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit fitoi dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo pak para se të mbahet seanca e re për formimin e Qeverisë Kurti 2,  e cila pritet të mbahet sot në orën 16:00, kryetari i kësaj partie Damka në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se do ta votojnë Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës.


“Po do ta votojmë Albin Kurtin për kryeministër”, ka thënë shkurt Damka.

Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive. Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës. /Telegrafi/