LAJMI I FUNDIT:

Dy decenie dashuri të harmonishme: Victoria Beckham ka zbuluar recetën për martesë të suksesshme!

Dy decenie dashuri të harmonishme: Victoria Beckham ka zbuluar recetën për martesë të suksesshme!

Victoria Beckham në një emision ka zbuluar sekretin e martesës pa grindje

Dashuria e tyre ka qenë dashuri në shikim të parë. Sapo e ka parë, ka dëshiruar që me të ta kalojë gjithë jetën.

Në vitin e hershëm 1999 kanë lidhur martesën, ndërkaq sot i kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

Victoria (45) thotë që është falënderuese që janë njohur derisa kanë qenë ende shumë të rinj, sepse kanë pasur rastin që të rriten bashkë dhe të kalojnë nëpër situatat më të ndryshme.

Ata janë së bashku tash 20 vjet, përjetuan shumë skandale, afera, tradhti, thyerje, kriza. Ata e filluan lidhjen në fshehtësi. Me Davidin ajo e tradhtoi të dashurin e atëhershëm Stuart Bilton, ndërsa Davidin e mbajti larg publikut.

Por, si duket ky çift martesor po funksionon pavarësisht të gjithave. Kështu, ish anëtarja e Spice Girls në një intervistë për “Today” e zbuloi recetën e tyre për një martesë të përsosur.

Victoria shpjegoi se jeta e tyre sillet rreth katër fëmijëve Cruz David (14), Romeo James (16) dhe Brooklyn Joseph (20) dhe vajzës Harper (7).

View this post on Instagram

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on Sep 1, 2019 at 12:27am PDT

“Fëmijët janë prioriteti ynë. Gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre. Të dy e duam atë që e bëjmë dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin. Jemi të lumtur që rritemi së bashku”, – tha Victoria, duke shpjeguar se kjo ishte dashuri në shikim të parë.

View this post on Instagram

A post shared by David Beckham (@davidbeckham) on Jul 4, 2019 at 12:41am PDT

Victoria dhe David për herë të parë u puthën në një parking publik në Londër, ndërsa anëtarja e Spice Girls në atë kohë nuk ishte në dijeni se me sa femra do të duhej të luftonte për ta mbajtur Davidin.

“Komunikimi është çelësi i suksesit, ne bisedojmë shumë me fëmijët dhe e duam familjen tonë. Na ndihmojnë shumë edhe prindërit tanë”, – përfundoi Victoria, e cila zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj çdo ditë i ndajnë produktet për kujdesin e fytyrës.

View this post on Instagram

A post shared by David Beckham (@davidbeckham) on Oct 1, 2019 at 4:15am PDT

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori