Jo vetëm Gani Geci po e drejton gishtin ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për vrasjet e pasluftës. Akuzë të njëjtë ndaj të parit të vendit ka drejtuar sot edhe djali i ish zyrtarit të vrarë të LDK-së Smajl Hajdarit, Shpëtim Hajdari.
Të dy këta po deklarojnë se Thaçi ka dhënë urdhra për vrasjet e pasluftës, e po thonë se me të do të takohen në Gjykatën Speciale.
Por, edhe pse po drejtohen akuza të rënda ndaj tij, vet Thaçi ka zgjedhur të heshtë. Ai deri tani nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për këto akuza.
Ceremonia e rivarrimit të Kolonel Ahmet Kraniqit, bëri që të drejtohen shumë akuza të rënda drejt Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, përcjell express. Madje, atij edhe iu ndërpre fjalimi nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili e pyeti Presidentin se kush ishte personi që vrau heroin Ahmet Krasniqi.
E kësaj pyetje zgjodhi t’i përgjigj Gani Geci.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, akuzoi Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin për vrasjen e Kolonelit Ahmet Krasniqi.
Geci deklaroi se ka qenë vet Thaçi, ai që e ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Krasniqit, dhe se me Thaçin do të takohet në Gjykatën Speciale, duke bëtë me dije kështu se është një nga dëshmitarët e Speciales.
“Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderoj heronjtë. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.
Geci, tha se të gjitha provat dhe mesazhet që i posedon lidhur me akuzën se presidenti Thaçi ka dhënë urdhër për vrasjen e ish-kolonelit Ahmet Krasniqit tashmë i ka dorëzuar në Gjykatën Speciale.
“Po po i kam dorëzuar në Gjykatë të gjitha”, tha Geci.
Për këtë deklaratë Geci po pretendon se ka bazë dhe se ka implikuar edhe emra të njohur të skenës sonë politike që sipas tij kanë njohuri për vrasjen e Ahmetit.
Por, kjo nuk është akuza e vetme e drejtuar ndaj Thaçit.
Presidenti po akuzohet edhe si i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i cili ishte vrarë para hyrjes së banesës së tij në Pejë, në vitin 2002.
Gishtin drejt Presidentit për vrasjen e zyrtarit të LDK-së, e ka drejtuar vet djali i Hajdarit, Shpëtim Hajdari.
Hajdari ka deklaruar se Thaçi është i dyshuari kryesor për vrasjen e babait të tij dhe shumë kundërshtarëve të tij politik.
“Një popull , nuk mund ti nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
E vet Thaçi duket se është shumë i zënë rreth idesë së tij për shkëmbim të territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”.
Pavarësisht gjithë këtyre akuzave të rënda që po drejtohen ndaj tij, ai nuk ka thënë asnjë fjalë.
Ai po vazhdon që të lobojë për idenë e tij që Presheva t’i bashkohet Kosovës, derisa për Gjykatën Speciale që nga iniciativa për shfuqizimin e saj nuk e ka thënë as edhe një fjalë.
Ndërkohë shumë prej deputetëve e njohësve të politikës kanë deklaruar se edhe vet ideja e Thaçit për shkëmbim territoresh erdhi pasi që Thaçin e ka kapur paniku se emri i tij mund të jetë në listën e të akuzuarve të Speciales, e me korrigjimin e kufijve po mundohet ta tërheqë vëmendjen nga kjo.
Ndryshe, me 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar ndryshimet kushtetuese të cilat i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, në gushtin e 2013-ës.
Por, dy vite më vonë deputetët që dikur kishin votuar pro themelimit të saj, morën iniciativën që ta shfuqizonin, ndonëse përpjekjet e tyre shkuan dëm pas paralajmërimeve të shteteve mike të Kosovës.
Për këtë gjykatë, Presidenti Thaçi kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj dhe institucionet e kanë pranuar një gjë të tillë sepse në të kundërtën, “do të ishim të pafuqishëm të parandalonim themelimin e një gjykate tjetër ndërkombëtare, nën ombrellën e OKB-së”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Osmani takon Elon Musk në Paris
Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë
Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave - priten reshje shiu dhe bore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic