LAJMI I FUNDIT:

DW në Thumanën e goditur nga tërmeti: Tmerr, frikë dhe shpresë

DW në Thumanën e goditur nga tërmeti: Tmerr, frikë dhe shpresë

Fshati Thumanë është më i prekuri nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Atje mbretërojnë dhimbja, frika dhe shpresa për të shpëtuar të mbeturit nën gërmadha.

Duartrokitje në turmat e banorëve të Thumanës, kur nga rrënojat  ekipet e emergjencës shpëtojnë një jetë, lot kur publikohet lajmi se një jetë tjetër është marrë nga tërmeti.  Që të afrohesh tek rrënojat duhet të kalosh disa kordonë policie, që ruajnë banorët e Thumanës, gazetarët dhe vullneratët e Kryqit të Kuq nga rreziku i aksidenteve prej rrëzimit të plotë të banesave të dëmtuara.

Punohet me eskavatorë për të hequr blloqe betoni. Pastaj gërmohet me kujdes me dorë, që mos dëmtohen të mbeturit në rrënoja. Një burrë me lot në sy dhe zëdridhur ka shpresë të rishohë gruan dhe djalin e tij të vetëm. Ai tregon se dolën të tre nga hyrja e tyre në katin e tretë, por papritmas djali dhe gruaja u zhdukën kur nën këmbët e tyre gjithshka e përpiu tërmeti.

Në pasditën e vonë të ditës së tërmetit, (26.11) Artur Bushi, kryetar i Bashkisë së Krujës, ku bën pjesë edhe fshati Thumanë, nxiton për të organizuar strehimin e përkohshëm të banorëve në fushën e sportit dhe furnizimin e tyre me ushqime.

“Jemi përqendruar të shpëtojmë jetën e atyre që janë ende gjallë nën rrënoja.  Kemi filluar punën që në momentin e parë kur ra tëmeti me të gjitha mundsitë, me angazhimin e gjithë instancave të shtetit, në nivel qëndror dhe lokal. Ndihmat vijnë nga Kosova dhe vendet fqinjë. Banorët, bizneset lokale, po na japin një ndihmë të madhe, me mjete, me njerëz. Do vendosim tenda në fushën e sportit për familjet që tërmeti u ka shembur ose dëmtuar banesat, do furnizojmë me shtretër, mbulesa, me ushqime dhe do sigurojmë shërbimin shëndetësor. Do të punojmë tërë kohën për të kërkuar në rrënoja njerëzit që mund të jenë gjallë. Do ndalojmë vetëm kur rrënojat t’i kemi hapur dhe kontrolluar tërësisht. Shpresojmë të gjejmë njerëz që janë ende në jetë”, thotë për DW, Artur Bushi.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq nxitojnë të japin ndihmën e tyre kur policia i lejon të kalojnë, sa herë që nga rrënojat nxirret dikush.

“Jemi këtu që në mëngjes, kemi ardhur nga Durrësi vullnetarë. Po ndihmojmë të nxjerrim njerëzit nga rrënojat dhe di të qëndrojmë derisa të kontrollohen të gjitha gërmadhat e banesave të rrëzuara”, thotë Ditjon Kurti, vullnetar nga Durrësi.

Tmerr dhe frikë nga vazhdim i tërmeteve

Kur mbrëmja bie, në fushën e s portit janë ngritur çadrat. Banorët që nuk kanë të afërm në rrënoja po sistemohen. Familja Torocini ka banuar në katin e fundit të  ndërtesës  më të dëmtuar të Thumanës, atje ku punohet pa pushim për të nxjerë të gjallët dhe gjetur ata që nuk i kanë mbijetuar rrëmbimit nga tërmeti.  Për fat gjithë familja ka shpëtuar.

Ibije Torocini, nënë e dy fëmijëve të vegjël flet për atë që përjetuan.

“Jemi të tronditur, fëmijët akoma dridhen. Po flinim kur ra tërmeti. Tundej gjithë pallati. Zgjova fëmijët dhe bashkë me bashkëshortin shkuam tek dera e hyrjes tonë. Por atë e kishte bllokuar dollapi i enëve. Kur po përpiqeshim ta hiqnim  dëgjuam një zhurmë të madhe: depozita e ujit kishte çarë betonin e tarracës, çatinë e hyrjes tonë dhe kishte rënë në mes të dhomës. Hapëm derën dhe vrapuam me sa fuqi kishim, dolëm jashtë. Pak minuta pasi kishim dalë – pallati u shemb”, tregon Ibija.

Të gjitha lajmet nga Tërmeti në Shqipëri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tërmeti në Shqipëri

Edhe familja e Klevis Toçit ka qënë me fat. “Kemi kaluar një tmerr, tmerr të paparë, gjithçka tundej. Kam marrë me shpejtësi familjen dhe kam dalë jashtë, kur ende lëkundjet vazhdonin. Arrita të shpëtoj. Shumë fqinjë të mi nuk arritën.. lutem që të jenë gjallë”, thotë ai për DW.

Solidaritet i jashtëzakonshëm me të prekurit nga tërmeti

Banorët eThumanës janë ende të tmerruar dhe me frikën e tërmeteve të tjera. Kryetari Bashkisë, Artur Bushi, i ka  njoftuar për marrveshjen e qeverisë me hotelet në Durrës dhe Lezhë ku ata do të strehohen së shpejti dhe ku fëmijët do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollën. Në fatkeqësinë e tyre duket se i ngroh solidariteti i jashtzakonshëm i  gjithë komunitetit, angazhimi i strukturave qeveritare, ndihma e shpejtë nga Kosova, Mali i Zi, Greqia, Turqia, Gjermania, Franca, SHBA… Në dhimbjen për të dashurit e tyre, që tërmeti u morri jetën, merr pjesë Shqipëria dhe Kosova, që kanë shpallur ditën e sotme, (27 .11) Ditë Zie Kombëtare.

Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë paraqiti arësyet pse shpalli vetëm ditën e sotme.

”Do të kishim dashur 3 ditë zie kombëtare. Dy ditët më të rëndësishme të kalendarit, 28-29 Nentori nuk mund të jenë ditëfestive. Por nuk mund të imagjinohet flamuri shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntor,  është një normë e afirmuar, se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve, nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun”, tha Rama.

Rama tha se  28 dhe 29 nentori  sivjet do shihen si “dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë”.

Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur sot nga qeveria, e kërkuar edhe nga lideri i Parisë Demokratike Basha, është një tregues i vlerësimit për të rikuperuar dëmet sa më parë. Qytetarët nga gjithë Shqipëria po kontribojnë në llogaritë e hapura për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Qendrat e koordinimit të ndihmave po mbledhin nga popullsia gjërat e nevojshme për familjeve e dëmtuara. /dw/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori