LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel, Prizreni e Tetova po bashkohen

Durmishi: Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel, Prizreni e Tetova po bashkohen

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar një fotografi nga Bjeshkët e Sharrit, konkretisht në afërsi të kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Durmishi ka paralajmëruar se në bjeshkën që shihet prapa shpinës së tij në fotografi, do të hapet tunel, për të lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.


Megjithatë ai s’ka dhënë detaje lidhur me atë se kah do t’i bie trajektorja e rrugës, nga fshatrat e thella të Prizrenit, apo nga Komuna e Dragashit, konkretisht fshati Zaplluxhe.