LAJMI I FUNDIT:

Durim Limaj flet nga Bosnja: U premtova heqje të taksës brenda orës, nëse e njohin Kosovën

Durim Limaj flet nga Bosnja: U premtova heqje të taksës brenda orës, nëse e njohin Kosovën

Durim Limaj, shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë bashkë me një delegacion nga Kosova po qëndron në Bosnje Hercegovinë, pas kërkesës së kësaj të fundit për largimin e taksës nga ana e Kosovës.

Limaj, në një videolidhje nga Sarajeva për “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se delegacioni kosovar u ka paraqitur arsyet palës boshnjake pse Kosova ka vendosur taksa ndaj produkteve të tyre.

“Ata kërkojnë mirëkuptim për situatën në të cilën ndodhët Bosnje Hercegovina, duke marrë parasysh ndasitë që ka ky shtet. Ne u thamë se mirëkuptimi ynë është harxhuar dhe më nuk mirëkuptojmë askënd”.

Bashkëkryesyesi i delegacionit kosovar për këtë takim, ka thënë se Kosova i ka paraqitur palës boshnjake kushtet që duhet plotësuar kjo e fundit për të hequr taksën.

Kosova refuzon kërkesën e Bosnjës për heqjen e taksës
Lexo po ashtu Kosova refuzon kërkesën e Bosnjës për heqjen e taksës

“Pika e parë që duhet të ndodhë, është njohja nga Bosnja e pasaportave të Kosovës, njohja e targave, heqja e vizave dhe njohja e certifikatave të lëshuara nga institucionet e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Limaj ka thënë se në bazë të disa raporteve nga viti i kaluar, nga Bosnja në Kosovë kanë hyrë rreth 200 lloje të produkteve, ndërsa nga Kosova në Bosnje kanë hyrë vetëm 30 lloje të produkteve.

Ai ka thënë se pala boshnjake ka qenë e interesuar të dijë se cila mund të ishte mënyra më e shpejtë të hiqet kjo taksë, ndërsa Limaj thotë se u kë dhënë një “premtim” se taksa hiqet brenda orës nëse plotësojnë atë kusht.

“E kam potencuar se mundësia më e shpejt për të hequr taksën brenda orës do të ishte njohja e Republikës së Kosovës. Kjo do të ishte idealja, por duhet t’i mirëkuptojmë për këtë çështje për shkak të se situata politike atje është e koklavitur”, deklaroi ndër të tjera Durim Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori