LAJMI I FUNDIT:

Duplex Premium siguron edhe një njohje të madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare (Foto)

Duplex Premium siguron edhe një njohje të madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare (Foto)

Në kohën kur qeveritë e ndryshme po përpiqen të sigurojnë njohje për shtetin e ri të Kosovës, Duplex Premium siguron njohjen nga Möet Hennessy duke e vendosë Kosovën në hartën e Moët Party Day.

Këtë të shtunë, më 17 qershor, për herë të parë në Kosovë, do të ndodhë një ngjarje e veçantë. Festën e Moët & Chandon, që mbahet në të njejtën ditë në 80 vende të botës, e ne 433 lokacione, do të kemi rastin ta kemi edhe në vendin tonë.


“Jemi shumë të lumtur që edhe ne si qytetarë të Kosovës mund ta ndihmojmë shtetin tonë në këtë mënyrë dhe popujt, pos njohjes, tjerë të shohin se edhe në Kosovë ka njerëz të mirë dhe mund të bëhet jetë e mirë.” – shprehet Z. Kushtrim Hoxha, pronar i Duplex Premium.

Ky event e vendosë Kosovën në hartën e Moet Party Day, një nga eventet më në zë në botën e jetës së natës.

E veçanta e këtij eventi është se dukë marrë pjesë në Moet Day Party në Duplex Premium, ju mund të postoni foto me hashtag-un #MomentMoment, #DuplexPremium dhe #MoetPartyDay gjë e cila automatikisht ju futë në garë që të jeni njëri nga fituesit e udhëtimeve ekskluzive që Moet & Channdon ofron.

Gjithashtu, për nder të kësaj nate, Moet ka edhe oferta të ndryshme nga të cilat mund të përfitoni. Ju mund të blini një Mini Moët, dhe do të merrni dy falas. Ose, mund të blini 1 Moët Magnum, e të merrni 3 falas. Për nder të kësaj nate, gjithashtu edhe Moët Rose dhe Moët Brut do të jenë me çmime shumë të volitshme, 20 dhe 25 euro respektivisht.

Kështu që, mos mungoni. Bëhuni pjesë e historisë – e eventit të parë zyrtar të Moët & Chandon në Kosovë, këtë të shtunë, më 17 qershor në Duplex Premium.

Möet Hennessy është një prej kompanive më të mëdha dhe më prestigjioze me brende të ndryshme si Möet & Chandon, Dom Perignon, Belvedere Vodka, Hennessy, etj. dhe një njohje e tillë ndikon pozitivisht edhe në njohje nga kompanitë tjera prestigjioze.

Për më shumë Duplex Premium më 21 maj 2013 kishte fituar edhe çmimin “FashionTV Nightlife Award” duke u zgjedhur një nga dhjetë klubet më të mira në botë për vitin 2013.

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori