LAJMI I FUNDIT:

Dukja që mund ta ketë BMW 4 Series (Foto)

Dukja që mund ta ketë BMW 4 Series (Foto)

Sapo është prezantuar zyrtarisht BMW 3 Series, vjen edhe lajmi se si mund të duket modeli tjetër

Pas prezantimit të shumëpritur të gjeneratë së re të 3 Series, dizajneri Nikita Aksyonov që është prapa punimeve të BMW X Cross, ka bërë të ditur, pamjen që mund ta ketë 4 Series, si makina normale ashtu edhe ajo me tavan të hapur, transmeton Telegrafi.


Derisa 3 Series nuk ka dyshime të mëdha nga paraardhësi, pos dritave që e kanë ndarë publikun në masë të madhe, sipas Aksyonon 4 Series pritet ta ketë versionin M Sport, duke bërë që të ketë linja më të mprehta dhe atletike.

Modeli i tanishëm 4 Series, është prezantuar për herë të parë më 2014, ndërsa pritet që të arrijë sërish më 2020.

Sikur ta ketë këtë pamje të supozuar, do dukej mjaft tërheqës, ndërsa pritet që të zhvillohet më shumë edhe në pjesën nën kapak. /Telegrafi/