Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është pëlqyer gjithmonë nga publiku për rolet e saj.

Ajo mbahet më shumë në mend për rolin e 'Sarandës' në serialin e famshëm vendor "Kafeneja jonë".


kafja

Teuta është një ndër personazhet më të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, të realizuar në vitin 2002.

Edhe gjashtëmbëdhjetë vite më parë, aktorja dukej tërheqëse dhe me shumë sharm.

teutakrasniqi 11 5 2018 18 28 29 375

Në atë kohë, ajo dallohej për nga modeli dhe ngjyra e flokëve, pasi preferonte më shumë ngjyrat e mbyllura.

Tani pas gjashtëmbëdhjetë viteve, Teuta është një aktore e suksesshme dhe nënë e dy vajzave. /Telegrafi/

teutaaa