LAJMI I FUNDIT:

Duket se nuk ka shpëtim në rastin “Osimhen”: Bastisen zyrat e Napolit dhe Lilles

Duket se nuk ka shpëtim në rastin “Osimhen”: Bastisen zyrat e Napolit dhe Lilles

Saga e Victor Osimhen është kthyer në ballinat e mediave italiane, me raportimet se zyrat e Napolit dhe Lilles janë bastisur dhe presidenti Aurelio De Laurentiis është hetuar për mashtrim të mundshëm në transferim.

Sipas Il Mattino, La Repubblica, Sky Sport Italia dhe të tjerë, policia bastisi zyrat e klubit italian dhe ato të francezëve në Napoli, Romë dhe Francë sot si pjesë e hetimit.


Marrëveshja ka qenë prej kohësh një shkak polemikash, pasi transferimi zyrtar prej 70 milionë euro plus 10 milionë në tarifën e bonusit ishte vetëm rreth 50 milionë në para të gatshme, 20 milionë të tjera përbëheshin nga portieri Orestis Karnezis dhe tre lojtarë të ekipit të të rinjve Luigi Liguori, Claudio Manzi dhe Ciro Palmieri.

Prokurori federal heton 62 transferime të dyshimta në Serie A - Juventusi i përfshirë në 42 raste, Napoli me ‘aferën Osimhen’
Lexo po ashtu Prokurori federal heton 62 transferime të dyshimta në Serie A - Juventusi i përfshirë në 42 raste, Napoli me ‘aferën Osimhen’

Vlera e lojtarëve të ekipit të të rinjve ngriti menjëherë dyshime, sepse atyre iu dhanë çmime tepër të fryra në merkato.

Kjo shkaktoi edhe më shumë polemika kur tre lojtarët nuk e kishin veshur kurrë fanellën e Lilles, pasi u huazuan menjëherë te skuadrat e Serisë C dhe kontratat e tyre thjesht u ndërprenë një vit më vonë pa pagesë.

Lojtarët shkuan në media duke u ankuar se marrëveshja kishte shkatërruar karrierën e tyre dhe ata u përdorën si pengje në një transaksion më të madh të përdorur për të forcuar financat e Napolit dhe Lilles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori