Duke trembur pëllumbat plagos djalin me pistoletë


Policia raporton se në fshatin Dobërdol të Pejës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që gjatë përpjekjes që t’i tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij.
Personi si pasojë kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër 4.5 mm.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/03/2019




































