Reperi i njohur, 2 Ton, është mjaft aktiv në këtë kohë me projekte të ndryshme muzikore.

Ai ka pak kohë që ka publikuar albumin e tij të parë në karrierë, të titulluar "Passion", i cili ka plot këngë të reja.


2 Ton është gjithashtu mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, reperi ferizajas ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku shihet i zhveshur përballë pasqyrës teksa tregon muskujt e tij të formësuar.

352838848 2469848676487225 8155753520944900687 n 1

"Gati për verë", ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku ka marrë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij të shumtë.

Reperi i hitit "M'lujte" ka qenë shumë i angazhuar viteve të fundit në palestër, me çka edhe kjo gjë i ka sjellë rezultate të mira. /Telegrafi/

307440200 630175495299981 1033178050613684927 n

294399029 593544542180505 7999223308951688346 n 2 Ton (Foto: 2 Ton/Instagram)

213254372 133381648925174 5852219761103951504 n 2 Ton (Foto: 2 Ton/Instagram)