LAJMI I FUNDIT:

Duke shikuar filma pornografikë mund të fitoni para

Duke shikuar filma pornografikë mund të fitoni para

PornHub ka filluar të shkojë gjurmëve të kompanive siç janë Google, Facebook, Uber e të tjera, me inicimin e programeve bug bounty, të cilat kanë për qëllim të shpërblejnë hulumtuesit e sigurisë.

Kompania ka lajmëruar që do të paguaj prej 50 deri në 25 mijë dollarë secilin person që do të gjejë ndonjë gabim në sajt, transmeton Telegrafi.


“Si edhe firmat e tjera të mëdha IT, edhe ne do të shpërblejmë hulumtuesit më të talentuar të sigurisë. Siguria e sajtit, por edhe e shfrytëzuesve tanë, për ne është shumë e rëndësishme”, ka thënë Corey Price, nënkryetar i PornHub-it.

3

“Programi plotësisht i ri u mundëson fansave tanë të cilët janë edhe programues që të fitojnë para, si edhe mundësi që të jenë të përfshirë në sistemin i cili mbron sajtin tonë i cili ka 60 milionë vizitorë në ditë”.

Për ta fituar shpërblimin duhet patjetër të jeni personi i parë i cili paraqet problemin.

Gjithashtu kompanisë duhet patjetër t’i dërgoni tekstin lidhur me problemin që e keni zbuluar. Para kësaj, patjetër duhet të shkruani edhe procedurën me të cilën keni arritur të zbuloni problemin dhe ta dërgoni screenshot si dëshmi.

PornHub do t’ju përgjigjet në afatin prej 30 ditësh, ndërsa problemin do ta eliminojë në afat prej 90 ditësh. /Telegrafi/