LAJMI I FUNDIT:

Duke kërcënuar me kallashnikov, kishte grabitur stoli ari dhe para të gatshme në Rahovec, arrestohet dhe i sekuestrohet arma

Duke kërcënuar me kallashnikov, kishte grabitur stoli ari dhe para të gatshme në Rahovec, arrestohet dhe i sekuestrohet arma
Foto ilustruese

Me 23 shkurt në fshatin Ratkoc-Rahovec ishte raportuar një rast grabitje ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat (mashkull dhe femër kosovarë) me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.


Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar.

Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes.

“Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë,  e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftim.

Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori