Një çikliste ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së shtunës në Gjenevë. Dy drejtues automjetesh janë arrestuar, të dyshuar se kanë shkaktuar aksidentin.
Pasi ka goditur një biçikliste 31 vjeçe në Gjenevë duke i shkaktuar vdekjen, një kosovar 33 vjeçar është arrestuar së bashku me një francez (22). Ata të dy po bënin një garë makinash në qytet të premten mbrëma.
Sipas hetimeve fillestare, dy shoferët ishin duke garuar në Gjenevë, në segmentin e rrugës Quai du Mont-Blanc. Ishte rreth orës dy të mëngjesit. Pas rrugës Quai Wilson, ata u kthyen në Route de Lozanne dhe u përplasën me një çikliste që po kalonte rrugën.
Me atë rast gruaja është goditur rëndë dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, shkruan SDA, njofton albinfo.
Automobilisti që ka goditur gruan, 33-vjeçari kosovar, akuzohet për vrasje të mundshme me dashje, ndërsa shoferi tjetër, francezi 22-vjeçar, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Të dy personat duhet të përgjigjen edhe për shkelje serioze të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pasi ka goditur çiklisten, kosovari ka humbur kontrollin e automjetit të tij, i cili më pas ka rrëshqitur.
Ai ka kaluar në mes të korsisë dhe është përplasur me një makinë që po afrohej. Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është dërguar në spital.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit