Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala, ka thënë se është çasti i fundit kur kryesuesit e Ndërmarrjeve Publike (NP) në vend duhet të reflektojnë dhe t’i menaxhojnë situatat e krijuara konform ligjeve në fuqi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Ndërmarrjet Publike (NP) duhet të jenë në trend me zhvillimet e tregut dhe konkurrencës së lirë.
“Nivelet menaxheriale të ndërmarrjeve duhet të jenë në nivelin e duhur menaxhues, sidomos në fazën e planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë. Duhet të jenë në trend me zhvillimet e tregut të lirë dhe konkurrencës dhe se politikat financiare duhet t’i kenë në përputhshmëri, harmoni të plotë me aftësitë hyrëse financiare të ndërmarrjes. Po ashtu, duhet rritur llogaridhënia në të gjitha NP-të, në raport me aksionarin e në këtë kuptim dhe harmonizimi i pagave dhe shpenzimeve të tjera investive. NP-të dhe nivelet menaxhuese duhet të mendojnë dhe punojnë që të jenë likuide dhe të jenë kontribuuese të buxhetit të shtetit. Pra, konsideroj se është momenti i fundit që të gjitha ndërmarrjet dhe agjencitë e tjera ta arsyetojnë qëndrueshmërinë e tyre”, ka thënë Berisha Shala, duke shtuar se në Postën e Kosovës duhet të ketë nivelim të pagave në mënyrë që të dilet nga kriza financiare.
“Sigurisht se do të duhej të kishte nivelizim të pagave. Kjo do të shmangte edhe mbi punësimin në ndërmarrje publike. Nga ana tjetër, politikat menaxhuese me NP-të janë të rregulluara me ligjet në fuqi”, është shprehur Berisha-Shala.
Në këtë intervistë, Berisha-Shala, e cila është deputete nga radhët e PDK-së, ka folur edhe për situatën politike në vend, problemet në ndërmarrjen “Trepça” dhe për Postën e Kosovës. Sa iu përket problemeve të gërshetuara në mes të politikës dhe sindikatës në “Trepçë”, ajo ka thënë se në këtë ndërmarrje ka interferenca politike të bllokimit me qëllim të bllokimit të saj.
Në këtë kontekst, ajo ka akuzuar dhe polin opozitar që, sipas saj, “po veprojnë për çështje të çastit dhe poenë politike”. Po ashtu, ajo ka thënë se për gjendjen në “Trepçë” një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE). “Një pjesë të përgjegjësisë është edhe te Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe mekanizmat e tjerë menaxhues që ndërlidhen me hartimin e draftstatutit me hartimin e draftstatutit me harmonizimin e kërkesave sindikale”, ka deklaruar Berisha-Shala. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe