LAJMI I FUNDIT:

A duhet që njerëzit të vaksinohen, nëse e kanë “kaluar” coronavirusin?

A duhet që njerëzit të vaksinohen, nëse e kanë “kaluar” coronavirusin?
Female nurse filling syringe

Pavarësisht nga infeksioni i mëparshëm, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se njerëzit duhet të planifikojnë të vaksinohen.

“Është një pyetje mjaft e drejtpërdrejtë”, thotë specialisti i sëmundjeve infektive në Johns Hopkins, Amesh Adalja.


“Po, ju duhet të vaksinoheni”, u shpreh Adalja, transmeton Telegrafi.

Pasi dikush rikuperohet nga coronavirusi, sistemi imunitar duhet t’i mbrojë njerëzit nga një infeksion i mundshëm i menjëhershëm, raporton AP.

“Sistemi i juaj imunitar është në gjendje të identifikojë virusin, dhe të mbrojë veten”, u shpreh Saskia Popescu, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin George Mason.

Sidoqoftë, shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht se sa zgjat ky imunitet ose sa i fortë është, megjithëse hulumtimet e fundit sugjerojnë që mbrojtja mund të zgjasë për disa muaj.

Në këtë drejtim, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, deklaroi se ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti i personave të cilët janë shëruar nga coronavirusi, dhe se të njëjtit mund ta bartin virusin dhe ta përhapin tek të tjerët.

Eksperti i lartë amerikan: Ende nuk dihet sa zgjat imuniteti nga coronavirusi
Lexo po ashtu Eksperti i lartë amerikan: Ende nuk dihet sa zgjat imuniteti nga coronavirusi

“Ne nuk e dimë kohëzgjatjen e qëndrueshmërisë së mbrojtjes si dhe përhapjen tek të tjerët”, tha Fauci në një intervistë për NBC. /Telegrafi/