LAJMI I FUNDIT:

A duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt? – AAK kërkon që ekipi për reformën zgjedhore të trajtojë këtë çështje

A duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt? – AAK kërkon që ekipi për reformën zgjedhore të trajtojë këtë çështje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, para mediave ka folur për çështjen e fillimit të punës së ekipit për reformë zgjedhore.

Ai tha se gjatë mbledhjes u dakordua që komisioni për reformë zgjedhore të trajtoj tema të rëndësishme.


“Në këtë temë AAK ka një qëndrim më të avancuar jo vetëm trajtimin e problemeve teknike por edhe temave të mëdha”, ka thënë Tahiri.

Kryesia e Kuvendit diskuton për fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore – LVV do të ketë numrin më të madh të anëtarëve
Lexo po ashtu Kryesia e Kuvendit diskuton për fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore – LVV do të ketë numrin më të madh të anëtarëve

Ai ka shtuar se AAK kërkon që të trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit, numërimit të votave dhe  se a duhet Kosova të jetë një zonë apo shumë zona.

“Tema e parë është se a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt, tema e dytë a do të jetë Kosova një zonë apo shumë zona dhe tema e tretë procesi i numërimit të votave a duhet të bëhet në klasë apo në qendër të vendvotimit, forma elektronike apo fizike dhe po ashtu nëse është një listë e hapur a duhet të jetë një tik apo më shumë tika”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori