LAJMI I FUNDIT:

A duhet njoftuar punëdhënësin nëse keni probleme me shëndetin mendor

A duhet njoftuar punëdhënësin nëse keni probleme me shëndetin mendor
(Foto: Pexels)

Bota po bëhet gjithnjë e më e hapur në diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, megjithatë zbulimi i gjendjes suaj të shëndetit mendor mund të ju duket diçka mjaft e frikshme. Menaxhimi i çështjeve të shëndetit mendor duke balancuar angazhimet e punës për disa mund të jetë i vështirë.

Nuk është çudi pse disa individë mendojnë se diskutimi i këtyre betejave me punëdhënësin e tyre mund të jetë i dobishëm. Por, nëse kjo e ndikon vazhdimisht angazhimin dhe aktivitetet në punë atëherë duhet të bëni hapin e guximshëm dhe t’i tregoni brengat tuaja.


Këto diskutime janë mjaft të vështira për t’i bërë me familjen tuaj të ngushtë, e lëre më me kolegët në vendin tuaj të punës. Mund të ju duket shumë e vështirë veçmas ta hapni këtë temë? Nuk ka asnjë manual për këto gjëra, dhe të punosh përmes procesit të zbulimit është e vështirë. Akademi Pune përcjell disa këshilla që ua lehtësojnë situatën.

Ndikimi i hapësirës jetësore në shëndetin mendor
Lexo po ashtu Ndikimi i hapësirës jetësore në shëndetin mendor

Si të flisni për sfidat tuaja të shëndetit mendor në punë

Shumë faktorë ndikojnë në vendim

Zbulimi i problemeve me shëndetin mendor, në përgjithësi, është i vështirë për shumë njerëz. Disa arsye që i bëjnë njerëzit të mos flasin për shëndetin e tyre mendor në vendit të punës kanë të bëjnë me stigmat e mundshme dhe se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet midis atyre që janë të përfshirë.

Si të përgatiteni për të folur me shefin tuaj

Përpara se të flisni me shefin ose mbikëqyrësit tuaj, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh.

Atëherë kur duhet t’i thoni ‘jo’ shefit tuaj
Lexo po ashtu Atëherë kur duhet t’i thoni ‘jo’ shefit tuaj

Gjërat që duhet bërë

Kushtojini vëmendje mënyrës se si funksionojnë në vendin e punës: “Nëse ju bëjnë të ndiheni jorehat duke përgojuar apo bërë shaka në kurriz të njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, ky është një sinajl tejet i keq”, thotë Meghan Bohlman – udhëheqëse klinike e “Burning Tree Ranch”. Ajo rekomandon që të shikoni me kujdes mjedisin tuaj të punës.

Konsultohuni me një psikolog: Jo vetëm që një terapist do të jetë në gjendje t’ju ofrojë mbështetje emocionale, por ata gjithashtu mund të ofrojnë njohuri për situatën tuaj specifike.

Konsultohuni me departamentin tuaj të burimeve njerëzore: Nëse nuk keni mundësi të shkoni te terapisti, gjithmonë mund të përdorni departamentin tuaj të burimeve njerëzore. “Departamenti i Burimeve Njerëzore është ligjërisht i detyruar të mbajë statusin tuaj konfidencial dhe të ofrojë ndihmë dhe mbështetje”, është shprehur Bohlman.

(Foto: Pexels)

Gjërat që nuk duhet të bëni

Flisni me punëdhënësin tuaj përpara se të caktoni një orar takimi: “Nëse po kërkoni të flisni me punëdhënësin tuaj, gjeni pak kohë të dedikuar për të pasur vëmendjen e tij tërësisht,” thotë Bohlman. Ndërsa shumë punëdhënës mund të kenë politika me dyer të hapura, nuk dihet nëse do të ketë apo jo ndërprerje. Për të shmangur çdo ndjenjë zhvlerësimi nga shefi juaj, ajo ju këshillon të bëni hapin shtesë dhe të organizoni një takim.

Të shkoni të papërgatitur: Kur shkoni të flisni për shëndetin mendor duhet të jeni të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që do të ju bëhet. Prandaj, përgatitja është thelbësore. Jo vetëm që duhet të jeni gati për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme, por gjithashtu do t’ju kërkohet të flisni për nevojat tuaja. Prandaj, është më mirë të keni parasysh kërkesat tuaja përpara takimit tuaj.

Të harroni të praktikoni: Nëse jeni nervoz për të folur me shefin tuaj, mund të jetë më mirë të bëni prova. “Së pari, ju duhet të hartoni nevojat tuaja dhe t’i shkruani ato përpara takimit tuaj, në mënyrë që të jeni plotësisht të përgatitur. Më pas mund të praktikoni bisedën tuaj me miqtë ose familjen, në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe më të qetë me këtë diskutim”, përfundon Bohlman.

Shëndeti mendor është ende shumë i padukshëm dhe ka një stigmë të lidhur me të, kështu që sa më i përgatitur të jetë një person për të bërë këtë bisedë, aq më i sigurt dhe më i rehatshëm do të ndihet. /KP/

Hulumtimi që ka monitoruar mirëqenien mendore në nivel global
Lexo po ashtu Hulumtimi që ka monitoruar mirëqenien mendore në nivel global

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori