LAJMI I FUNDIT:

A duhen mbajtur bananet në frigorifer?

A duhen mbajtur bananet në frigorifer?
istockphoto

Bananet janë frutë e preferuar e të apasionuarve të fitnesit

Ato janë përbërësi perfekt në çdo smoothie, si dhe një mesvakt i parezistueshëm.


Megjithëse bananet zakonisht mbahen në enë me fruta të tjera, kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato.

Ekspertja e ushqimit dr. Tamika Sims pohon se bananet duhet të ruhen në frigorifer kur janë të pjekura, transmeton Telegrafi.

Mund të mbahen në banakun e kuzhinës derisa të piqen dhe më pas do t’ua zgjatni afatin e përdorimit duke i vendosur në frigorifer derisa lëvorja të marrë ngjyrë të zezë”, tha dr. Tamika Sims.

Sipas saj, kur banania të jetë pjekur, mund ta vendosni në qesen për ngrirje të thellë, pastaj ta vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë dhe më pas do të zgjasë deri në një muaj.

istockphoto

Bananet nuk mbahen në frigoriferë nëpër dyqane. “Nëse i vendosni në frigorifer shumë herët, mund të kontribuojë në shijen e tyre të hidhur, të ndryshojë ngjyrën dhe të mos piqet”, thotë Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

Nëse lëvozhga e bananes dëmtohet, është mirë ta hidhni atë, thekson Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Kjo mund të nënkuptojë se është e prishur, si dhe se fruti mund të jetë i ndotur me mikrobe. Gjithashtu hidhni një banane që është e zezë, shumë e butë ose ka një erë të pakëndshme,” shtuajnë ata. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori