Si kafja ashtu edhe duhani veprojnë si stimulues, të cilët njeriut shumë shpejt ia rregullojnë disponimin dhe e bëjnë atë të kthjellet dhe të jetë i gatshëm për aksionin ditor.
Për më tepër, kafja për shumicën e njerëzve në periudhë afatgjatë është përgjithësisht e shëndetshme. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se ky nuk është kombinimi i preferuar i mëngjesit.
Dihet se duhani është përplot substanca kancerogjene, por disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se cigarja e ndezur në mëngjes herët është dukshëm më e pashëndetshme se të gjitha cigaret e mëvonshme.
“Kemi zbuluar se duhanpirësit që pinë duhan menjëherë pasi të zgjohen kishin nivele më të larta të NNAL-it kancerogjen në gjak në krahasim me duhanpirësit të cilët e kishin shtyrë cigaren e parë për gjysmë ore apo më shumë, dhe atë pavarësisht se sa cigare i kishin pirë më vonë gjatë ditës,” tha Steven Brensteter nga universiteti shtetëror i Pennsylvanisë, udhëheqësi i studimit të kryer me mostrat e 2.000 duhanpirësve të rritur.
Pirja e kafesë në stomak të zbrazët herët në mëngjes stimulon sekretimin e acidit klorhidrik në sistemin e tretjes. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike për njerëzit që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
Kafja gjithashtu mund të shkaktojë iritim të zorrës së hollë dhe të çojë në spazma, dhimbje dhe sindromin e zorrës irritabile, e cila në vitet e fundit diagnostikohet gjithnjë e më shumë. Gjithë këtë kafja do ta shkaktojë më fortë nëse e pimë në stomak të zbrazët.
Ekipi grek i shkencëtarëve nga Shkolla Mjekësore në Athinë ka zbuluar se duhani, kur konsumohen në të njëjtën kohë me kafenë, shkakton ngurtësim më të madh arterial se kur konsumohen veç e veç, në kohë të ndryshme.
Ngurtësimi arterial pengon qarkullimin e gjakut dhe vepron keq në shëndetin e zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin