LAJMI I FUNDIT:

Duart që shërojnë: Fuqia e magjike e bioenergjisë

Duart që shërojnë: Fuqia e magjike e bioenergjisë

Bioenergjia i përket kategorisë së terapive shpirtërore, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve. Është efektive në nivelin psikologjik dhe fizik të të gjithë organizmit dhe jep rezultate të tepër inkurajuese në fushën e shërimit, përmirësimit dhe largimit të problemeve shëndetësore

Trajtimi me ndihmën e bioenergjisë mund të balancojë dhe harmonizojë gjendjen fizike dhe shpirtërore të organizmit. Terapia e këtillë ka për qëllim fushat bioenergjike, qendrat energjike dhe kanalet përmes të cilave rrjedh energjia në trup. Për t’u përpjekur të sqarojmë, çdo qelizë në trupin e njeriut funksionon me ndihmën e energjisë, duke lëshuar impulse elektrike, të cilat nga ana e tyre krijojnë një fushë bioenergjike elektromagnetike që rrethojnë trupin tonë.


Bioenergjia i përket mjekësisë klasike si një trajtim ndihmës, pasi nuk shkakton asnjë efekt anësor dhe nuk shkakton asnjë dëm. Rezultatet më të mira arrihen në kombinim me mjekësinë klasike.

Kjo aurë energjike mbron kundër stresit, forcon imunitetin, trajton shumë sëmundjeve dhe probleme; mund të lehtësojë ndjeshëm dhimbjet fizike, jo vetëm akute por edhe ato kronike.

Më shpesh kërkojnë ndihmë pacientët të cilët tashmë kanë shterur të gjitha mundësitë e metodave mjekësore dhe metodave të tjera të trajtimit.

Ajo që ekspertët e kësaj metode kërkojnë nga çdo pacient në fillimin e bioterapisë është besimi në shërim, sepse është energjia ajo që rrit fuqinë e çdo lloj terapie. Gjithashtu, është e rëndësishme që pacientë të tillë që i nënshtrohen terapisë dhe bioenergjisë të mos e ndërpresin kontaktin me mjekun ose institucionin e tyre shëndetësor.

Një mjek që i është përkushtuar sinqerisht profesionit të tij pothuajse pajtohet me shumë metoda tradicionale të trajtimit, veçanërisht pasi ai nuk mund ta ndihmojë më pacientin në asnjë mënyrë.

Metush Rrahmani, gjeodet nga fshati Gadime, Komuna e Lipjanit pretendon se shëron me duar. Jo për shkak të veçantisë së duarve të tij, por sepse dora e njeriut është organ mbi organet, një mjet mbi mjetet – siç e përcaktoi Aristoteli shumë kohë më parë dhe duart e Metushit janë mjeti me të cilin ai merr energjinë e përhapur përreth dhe e drejton në pjesën e sëmurë të trupit.

“Vetëm organizmi mund ta shërojë veten, me ndihmën e jashtme në njëfarë mënyre, në këtë rast me ndihmën e bioenergjisë. Kur ka një çekuilibër në organizmin tonë, atëherë shfaqet sëmundja. Prandaj, sëmundja është një term që na tregon se nuk jemi më në harmoni me ekuilibrin natyror brenda nesh. Tek unë vijnë hallexhinj të shqetësuar të cilët nuk gjejnë shërim për sëmundjet e tyre dhe me ndihmën e bioenergjisë, kam arritur që të shërojë shumë njerëz me migrenë, paralizë, spondilozë, dhimbje të barkut e të gjymtyrëve, shkujë, probleme me shtatzëni, madje edhe disa sëmundje malinje”, shprehet Metushi.

Ai shprehet se më parë nuk e kishte ditur që trupi i tij ka këto veti shëruese, përderisa këtë dhunti, e kishte zbuluar para më shumë se një dekade, kur për herë të parë kishte shëruar djalin e tij, i cili kishte qenë i paralizuar nga këmbët.

Metushi ka vite që i trajton njerëzit, dhe këtë e vërtetojnë edhe pacientët e shumtë. Ai thotë se për punën e tij më së miri flasin njerëzit që ai ka kuruar. Ne donim të siguroheshim për historinë e tij dhe u futëm në një vend ku sundojnë ndjenjat e padukshme dhe energjia që vezullon, siç e përshkruajnë njerëzit.

Pacientë të shumtë takuam në ‘ordinancën’ e tij të çuditshme, disa me shqetësime psikike, disa me dhimbje barku, e të tjerë me dhimbje kyçesh e paterica në duar. Njëri prej tyre është edhe A.B., i cili ka disa muaj që vjen për shërim, sepse siç thotë ai, është e vetmja mënyrë për të reduktuar pasojat e lëndimit të kofshës dhe brinjës që ka pësuar disa vjet më parë.

“Deri vonë nuk mund ta ngrija këmbën nga toka dhe sot eci me dhjetë kilometra në ditë. Suksesi im i madh është që në moshën 80-vjeçare mund të eci dhe të lëviz lirshëm. Ndonjëherë më dhembin ijët, këmbët ose brinjët, por pas trajtimit, e gjithë kjo u largua si me dorë.”

“Kam dëgjuar për bioenergjinë nga media, literatura dhe përvojat e miqve, por kam qenë skeptik derisa takova një mik të dashur, i cili ishte aq i kënaqur me efektet e terapisë me duar sa doja të shkoja dhe të shihja vetë. Se nuk kisha probleme fizike dhe mendore përveç streseve të përditshmërisë, shkova në terapinë e planifikuar. Sapo hyra në dhomë sikur kisha hyrë në një sferë tjetër, më pushtoi një valë energjie pozitive, një atmosferë e këndshme dhe veçanërisht më bëri përshtypje aplikuesi i bioenergjisë, i cili nguli besimin e tij, vështrim i ngrohtë dhe qëndrim pozitiv. Gjatë terapisë më dukej sikur kalonte një ngrohtësi në trupin tim, muskujt u relaksuan dhe i gjithë tensioni më la. E gjithë kjo rezultoi që unë të përballoja më lehtë stresin dhe të flija më mirë.”

“Muajin e kaluar bëra një punë të ngarkuar nga mëngjesi në mbrëmje. Isha tepër i lodhur. Në një mbrëmje ndjeva një dhimbje koke të fortë migrene. Dhimbjet vinin valë-valë dhe po përkeqësoheshin. Isha i frikësuar sepse nuk kisha ndjerë kurrë dhimbje kaq torturuese dhe mendova për faktin se gjyshi dhe nëna ime kishin vdekur të dy nga një goditje në tru. Pasa terapisë së Metushit, në gjysmë të rrugës, duke u kthyer për në shtëpi, dhimbja e padurueshme në kokën time u qetësua pak. Dhimbja u ndal gjatë trajtimit të dytë, u ndjeva sikur të mos kishte ndodhur asgjë.”

“Kam vuajtur nga pareza në anën e majtë të fytyrës. Gjatë trajtimit kam vënë re një përmirësim në fytyrën time, kam ndjerë ngrohtësi në fytyrën time, dhe ndonjëherë ftohtësi. Pas përfundimit të terapisë, pareza e anës së majtë u zhduk, duke përfshirë edhe fytyrën”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori