Edicioni i sivjetmë i “Chopin Piano FEST Prishtina”, solli në Prishtinë emra të dëgjuar dhe të afirmuar anë e mbanë botës, të cilët interpretojnë në piano, veprat kulmore të kompozitorëve botëror. Në mesin e shumë artistëve të këtij zhanri ishte edhe pianistja, Ardita Statovci.
Intervistoi: Shaqir Foniqi
Këtu e (diku) njëzet vjet më parë, derisa po shkoja për ta intervistuar (në banesë) babanë e saj, dr. Ejup Statovcin, në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Arditën (fëmijë) e gjëja dhe e leja, duke luajtur në piano, madje edhe vepra të ‘rënda’. Qe atëherë, Ardita Statovci në perceptimin tim, ishte një talente, e cila, sikurse u pa më vonë, do të bëhej një ikonë dhe krenari e krenarisë sonë.
Dhe, koha e saj erdhi, kurse duart e saja të arta, tashmë kanë edhe ‘zë’ artistik, duke shkëlqyer në çdo manifestim artistik, pianistik. Kështu, ndodhi edhe në Festivalin “Chopin Piano FEST Prishtina”, i cili u mbajt në Prishtinë dhe, ku Ardita shfaqi tërë talentin dhe mrekullinë.
Derisa po e dëgjonin artisten, Arditë, na bëhej se ajo po e zotëronte një ‘orkestër’ të tërë dhe që të gjithë të pranishmit, po i ngriste në këmbë për t’i dhuruar duartrokitjet e merituara. Duart e saj të kristalta, nxirrnin nga magjia e pianos, tinguj magjepsës dhe shumë mbresëlënës. Ndonëse Ardita ishte e lodhur dhe kishte dyndje kohe, ajo gjeti kohë për këtë intervistë, prandaj që në nismë e falënderojmë (pa masë) për këtë!
Znj. Ardita, sapo mbajtët një koncert spektakolar në Prishtinë dhe në Gjakovë. Cilat ishin emocionet nga kjo paraqitje juaja brilante dhe fascionante?
Ju faleminderit për komplimentet. Ishte një vibrim emocional që vinte nga publiku dhe kjo gjë do të më mbetët gjatë në kujtesë, sepse aty u ndjeva e tëra në shpirt dhe u mundova të jap maksimumin tim, të cilin, bashkëkombësit ma shpërblyen me duartrokitje dhe për , u jam shumë falënderuese dhe mirënjohëse.
Ju, ktheheni, madje më shumë dëshirë në Prishtinë, sa herë që e keni mundësinë. A, mendoni se edhe në Prishtinë, gjithnjë e më shumë po kultivohet shija për një muzikë të tillë?
Patjetër, në njërën anë interesimi i madh dhe entuziazmi i publikut për koncerte të tilla është barometri më i mirë, se sa e dashur është kjo muzikë për njerëzit. Kurse, në anën tjetër, shkollimi i gjeneratave të reja, si fëmijët që luajnë instrumente muzikore etj., është një faktor tjetër që ndikon në atë kultivimin e shijes për muzikën.
KultArti që bëni ju është elitar dhe kërkon njerëz të rrallë dhe, sigurisht ata i hasni çdokund, sidomos nëpër metropolet e shumta, ku merrni pjesë. Si reagojnë ata, kur kuptojnë se ju vini nga Kosova?
Për fat të mirë, në ndërkohë është krijuar një rreth i disa instrumentistëve dhe këngëtareve që kanë bërë karrierë, kështuqë tani njerëzit gradualisht kanë nisur të mësohen me idenë që edhe nga Kosova mund të ketë artistë me kualitete të larta. Por, para shumë vitesh, kur kisha shkuar për të studiuar në Austri, ishte shumë më vështirë, sa i përket këtij aspekti. Jam përballur me lloj-lloj pyetjesh, që vinin nga habia e njerëzve, gjithmonë në drejtim të pianos, në lidhshmëri me Kosovën.
Kosova ka nevojë për një imazh kulturor jashtë dhe ju, bashkë më shumë të tjerë, keni një mision të caktuar, që ta përmirësoni këtë imazh. Sa po ia dilni, në këtë plan?
Mendoj që secili, duke bërë më të mirën e mundshme, në fushën e tij, automatikisht ndikon në përmirësimin e imazhit. E, kjo ndodh, jo vetëm në aspektin profesional, por qoftë edhe me një mirësjellje, në ndonjë nga tramvajet e kryeqyteteve të ndryshme. Unë, mundohem që përmes muzikës të krijoj ura lidhëse, e në fokus kam edhe veprat e kompozitorëve shqiptarë, pra promovimin e drejtpërdrejtë të kulturës sonë.
Artistët, janë ambasadorët e vërtetë të kulturës së një kombi. Si ndjeheni kur merrni duartrokitje për veprat tuaja dhe a kanë (ata) paragjykime, apo e vlerësojnë veprën me korrektësi dhe artin e shikojnë si një vlerë universale?
Arti është një vlerë universale dhe duartrokitja është shpërblimi i punës për artistin. Ky është një motivim i madh dhe bën të ndjehesh që ia ka vlejtur të punohet më aq ngulm e vetësakrificë për të arritur deri aty.
A, jeni duke punuar që në raportuarin tuaj të përfshini edhe kompozitorë shqiptarë?
Vazhdimisht! Edhe në koncertet, në Kosovë pati një vepër shqiptare, e këtë mundohem ta bëj çdokund, pra që në recital, të fus edhe një vepër shqiptare dhe për këtë jam mëse krenare!
Kultura është kurrizi i një kombi, prandaj ajo, në njëfarë mënyre keni detyrë të vështirë, që kombin ta përfaqësoni, ditën për dritë, nga aspekti artistik. Sa po arrini t’i thyeni tabutë dhe kombin tonë ta përfaqësoni me dinjitet e krenari, nga ana e ndritshme e tij?
Që nga fëmijëria kam punuar shumë dhe pa kompromis. Kjo vazhdon edhe sot. Mendoj që vetëm me punë vetëmohuese, mund të arrijmë rezultate të mira. Natyrisht, gëzohem pastaj kur puna kurorëzohet me sukses, por për këtë duhet patur durim të madh dhe këmbëngulësi në punë. Edhe tabutë mund të thyhen, vetëm më shumë punë dhe argumentim, po nëpërmes punës e rezultateve të mira.
Artistët janë sikur dallëndyshet. Vazhdimisht janë në lëvizje. Një kohë, relativisht të gjatë e keni kaluar në Austri, kurse së fundmi jetoni dhe veproni në Suedi, ku keni gjetur një fole të ngrohtë, mbase? A dallon publiku i Suedisë nga ai i Austrisë?
E vërtetë, në jetën e një koncert-pianisti, lëvizjet janë pjesë e punës. Secili publik të fal një tjetër emocion. Publiku suedez e pëlqen muzikën dhe është shumë i këndshëm.
Keni mbajtur një koncert edhe në Kinë, ku keni lënë mbresa të thella. Si arritët atje dhe pse?
Në Kinë isha ftuar për të mbajtur një turne koncertal, në pesë qytete të ndryshme. Ishte një eksperiencë absolutisht fantastike. Publiku kinez është tejet i motivuar dhe shteti kinez investon shumë në kulturë- çfarë mrekullie! Do të rikthehem atje, sërish, madje, shumë shpejt!
Jeta artistike nuk është gjithaq e shtruar me lule. Madje, shpesh ndjeni lodhje (artistike v.j), por duket se pastaj lodhja e ka shijen e ëmbël dhe ajo i takon së shkuarës?
Jeta ose përditshmëria e artistit është e vështirë, në shumë aspekte. Por, është e vërtetë, që dashuria për artin/muzikën është parësore dhe kjo bën që, çdo pengesë tjetër të tejkalohet me elegancë.
Si e kuptoni ju famën, si përgjegjësi, apo si ‘peshë’ dhe obligim, jo gjithaq të lehtë?
Si artist, njeriu ka përgjegjësi dhe obligim ndaj publikut. Gjithmonë në jetë njeriu ka përgjegjësi, por në momentin që ke të bësh me një audiencë të gjerë, edhe përgjegjësia është kulmore.
Ju vini nga një familje intelektuale. Prindërit tuaj, dr.Ejup Statovci dhe Dr.Drita Halimi-Statovci, megjithatë, nuk janë marrë me muzikë. Prej nga ky profesion i juaji, i cili, nuk mund të themi se mund të mbështetet në traditë?
Është e vërtetë që në familjen time të gjithë merren me shkencë, por është, poashtu e vërtetë që të gjithë e pëlqejnë muzikën dhe, që të gjithë kanë luajtur nga një instrument, si prindërit, ashtu edhe motrat e mia. Kam përkrahjen e tyre të parezervë! Ndërsa babai im, në veçanti, ka qenë një nga adhuruesit më të mëdhenj të muzikës klasike që më ka rënë të takoj, ndonjëherë. Ende i ruaj ato audio-kasetat e tij, që i kishte blerë në kohën sa ishte student. Ndër të tjera psh. një incizim të Filharmonisë së Berlinit, nën dirigjimin e Herbert von Karajan-it!
Na flisni pak edhe për rrugëtimin tuaj shkollor-arsimor dhe atë artistik?
Kam filluar shkollimin në Prishtinë tek arsimtarja Hadije Gjinali dhe në shkollë të mesme tek prof. Lejla Haxhiu Pula, pastaj në moshën 15 vjeçare jam pranuar në Universitetin Mozarteum në Salzburg të Austrisë, ku edhe kam magjistruar, me tutje kam studiuar edhe në Universitetin e Indianas, në SHBA si dhe në Akademinë pianistike në Imola të Italisë. Krahas këtyre, natyrisht kam mbajtur edhe shumë e shumë masterklasë me pianistë nëpër vende të ndryshme.
Po, lumturia që sjell arti, ju bën të lumtur, apo ju ‘trazon’ ndonjëherë, sepse të dalësh para publikut, nuk është edhe gjë aq e lehtë?
Natyrisht që paraqitja skenike kërkon një koncentrim të jashtëzakonshëm dhe nuk është një gjë aspak e lehtë, por kjo është pjesë e punës dhe duhet të bëhet me përkushtim, pa pyetur për çmim.
Pra, ju keni arritur ta ruani qetësinë shpirtërore dhe modestinë njerëzore dhe pamjen engjëllore?
Ju faleminderit, e më vjen mirë të dëgjoj këtë nga ju.
Faleminderit për këtë bisedë të ngrohtë dhe të na ktheheni sërish në Prishtinë, aty ku, mbase e gjeni lodhjen, qetësinë dhe krenarinë?
Ju faleminderit shumë për bisedën! Më bëhet qejfi dhe i gëzohem rikthimit para publikut prishtinas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë