Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, “Cold Heart”.

Kënga në bashkëpunim me artistin e madh britanik, Sir Elton John, është pritur tej mase mirë nga publiku.


Dua vendosi që të shtunën të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke pozuar krah Elton Johnit, teksa gëzojnë suksesin e projektit të tyre më të fundit.

dualipa 241548694 371124804661443 7582050818565077812 n

26-vjeçarja dukej mjaft atraktive e veshur me një kostum, i përbërë nga pantallona të zeza dhe një bluzë transparente në pjesën e sipërme, e përbërë vetëm nga një reçipetë.

dualipa 241731357 266317021981633 9146065044085159350 n

Kjo veshje është as më shumë e as më pak se kreacion i një stiliste shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër dhe është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Nensi Dojaka, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi Çmimin LVMH të vitit 2021 për talentet e reja.

dualipa 241558703 537620240875468 1228742844416591027 n

Dua në një postim të bërë në InstaStory e uroi bashkëkombësen e saj për çmimin e fundit, ndërsa edhe ka bërë me dije se ishte ajo dizajnerja e veshjes së saj në këtë paraqitje.

duja

"Veshur nga një stiliste shqiptare, Nensi Dojaka. Urime Nensi për fitoren e çmimit LVMH", ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, ajo e cila e uroi e para stilisten me prejardhje shqiptare për këtë fitore - gjithashtu përmes një postimi në InstaStory. /Telegrafi/

rit e1631355570574