Ajo aktualisht është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” nëpër vende të ndryshme të botës.

Por Dua Lipa mori pak kohë të shtunën në mëngjes për t'u ulur pranë pishinës me miqtë e saj dhe për të marrë rreze dielli në Portofino, Itali, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 26 vjeçe, u pa duke u përgjumur në një shezlon me shoqen e saj, e cila mund të shihej duke e përqafuar para se të përkulej për një përkëdhelje.

dul1

Dy shoqet dukeshin në humor të mirë teksa qeshnin dhe rrinin së bashku pranë pishinës me miqtë e tyre gjatë kohës së pushimit nga turneu i saj.

Dua dukej e pabesueshme teksa kishte veshur një këmishë rozë që i tregonte këmbët e saj të gjata.

dul2

Ajo gjithashtu kishte të veshura një palë çizme kauboji në veshjen e saj të rastësishme dhe i mbrojti sytë nga shkëlqimi i diellit pas një palë syzeve të diellit ngjyrë rozë.

Flokët e saj të gjata të zeza ishin lënë të lirshme, të binin mbi supet e saj dhe ajo mbante një kapele të zezë bejsbolli në kokë.

dul3

Ajo më vonë u relaksua në një shezlon dhe hoqi këmishën e saj për të zbuluar trupin në një palë bikini të verdha.

Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në muajin shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në: Spanjë, Finlandë dhe Norvegji.

dul4

Pas një pushimi veror, këngëtarja do të udhëtojë në mbarë globin duke performuar hite deri në nëntor, ku do të përfundojë turneun me koncertin e fundit në Perth të Australisë.

Dua përndryshe ka publikuar së fundmi këngën e saj të re “Potion” me Calvin Harris dhe Young Thug.

dul5

Kënga e re shënon herën e dytë që Dua dhe Calvin, 38 vjeç, kanë punuar së bashku pasi hiti i tyre i vitit 2018, “One Kiss” kaloi tetë javë së qëndruari në vendin e parë bë top-listën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi çmimin “Kënga e vitit” në Brit Awards 2019. /Telegrafi/

dul6

dul7

dul8

dul9

dul10

dul11

dul12