Ajo aktualisht është duke bërë turne promovues për albumin e saj “Future Nostalgia” nëpër botë.

Dhe Dua Lipa dukej plot stil teksa shijoi disa ditë pushimi në Firence të hënën, pasi aktualisht është duke mbajtur koncertet e turneut në Itali, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 26 vjeçe, dukej sensacionale me një bashkërenditje që forconte dekoltenë teksa bënte rrugën e saj nëpër qytetin historik përpara se të nisej për në Francë për sesionin e ardhshëm të koncerteve.

duha1

Interpretuesja e hitit “Physical” dukej magjepsëse me një kostum ngjyrë kremi me prerje të tejdukshme në material rrjete.

Veshja u kompletua me një palë pantallona të njëtrajtshme të përmasave më të mëdha.

duha2

Duke lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, ylli i muzikës pop zgjodhi të bënte shumë pak makijazh në fytyrën e saj.

Pasi ndërroi skenën për shtegun turistik, Dua shijoi një kafe të merituar italiane me miqtë.

duha3

Ajo më vonë pozoi për një ‘selfie’ të mrekullueshme para pasqyrës, duke treguar manikyrin e saj të gjatë nudo dhe përzgjedhjen e unazave që binin shumë në sy.

Veshja mahnitëse tregoi koleksionin e mrekullueshëm të tatuazheve që ylli me prejardhje nga Kosova ka në trupin e saj të tonifikuar.

duha4

Për aksesorë, Lipa kishte vendosur një orë ari dhe një varëse mbresëlënëse.

Dua ndau gjithashtu dashurinë e saj për artin teksa vizitoi galeritë e famshme botërore të qytetit - duke për një ndalesë te vizatimi i famshëm ‘Lindja e Venusit’ që merr frymë nga artisti italian Botticelli. /Telegrafi/

duha5

duha6

duha7

duha8

duha9