Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare këngëtares së famshme, Dua Lipa.

Begaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë mirëpritur artisten me famë botërore si dhe të gjithë familjen.


Dekreti iu dorëzua nga presidenti i Shqipërisë, i cili theksoi që Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe kudo ku flitet shqip.

Dua Lipa 1 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër në lidhje me këtë ka bërë një postim në rrjete sociale.

Ajo ka shpërndarë disa fotografi e video nga momenti, ndërsa shtoi se po ndihet shumë krenare.

316058887 840229567125885 6096846895722294706 n Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Faleminderit president Bajram Begaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë nderim - mora shtetësinë shqiptare”, tha Dua.

“Faleminderit, po ndihem shumë krenare”, vazhdoi më tej ajo.

314762851 1484208602087703 7308323291214063953 n Dua Lipa (Foto: Instagram)

Kjo iu dha në prag të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

315516958 965151121540126 8132294069670496080 n Dua Lipa (Foto: Instagram)

316041411 513604094119262 6498597756718301744 n Dua Lipa (Foto: Instagram)