Dua Lipa përkrahëse e Joshuas, ishte prezente me babain në duelin e madh (Foto)

Superylli shqiptar me famë në botë, Dua Lipa, ka qenë prezente në Wembley për të përcjellë duelin e shekullit në boks mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko.
Ajo në këtë duel ishte bashkë me babain e saj, Dukagjinin, i cili e përcolli hap pas hapi dhe ndoshta edhe i tregonte edhe për rrjedhën e duelit.
Dua për këtë ngjarje ishte përkrah Anthony Joshuas, britanikut të cilin ajo edhe e përgëzoi për fitoren historike pas takimit në të gjitha rrjetet e saj sociale, shkruan Telegrafi.
Është ndër të pakta herë që Dua shihet në publik me babain e saj pas angazhimeve të mëdha me turneun e saj në SHBA dhe Evropë të mbajtur së fundmi.
Ajo po shijon suksesin e projektit “Scared to be Lonely” me Martin Garrix. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/04/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































