Dua Lipa ka përfunduar albumin e saj të tretë, i cili siç raportohet është mjaft personal.

Këngëtarja, 27-vjeçe, u bë e famshme me albumin e saj debutues “Dua Lipa” dhe albumin e fundit të titulluar “Future Nostalgia”, i cili ka kaluar 10 miliardë transmetime.


Fituesja e një sërë çmimeve ka kaluar tashmë qindra orë në studio në mes të turneut të saj botëror.

68160077 11801691 image a 9 1677576318721 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ylli me origjinë nga Kosova shpreson që të lansojë albumin apo këngët e reja para fundit të vitit 2023.

Një burim tha për The Sun: “Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e pranishme në çdo hap”.

68158983 11801691 image a 4 1677573086792 Dua Lipa (Foto: Getty Images)

“Ajo ka kaluar qindra orë në studio dhe ka shkruar për çdo këngë – kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të”.

“Dua ka qenë shumë e qartë për drejtimin e saj për ta mbajtur atë optimiste dhe argëtuese, por ajo do të jetë shumë më zbuluese në tekstet e saj”, thuhet më tej.

68159363 11801691 image a 12 1677573240643 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Burimi la të kuptohet edhe për bashkëpunime të mëdha në album pasi shumë artistë kanë kërkuar të punojnë me të.

“Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë’ dhe kënga e saj “Don't Start Now” arriti sukses të jashtëzakonshëm duke përfshirë disa nominime.

68159361 11801691 image a 13 1677573244440 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua së fundmi përfundoi edhe turneun për “Future Nostalgia” pas dhjetë muajsh udhëtime nëpër botë. /Telegrafi/