Pas disa muajsh spekulime, bashkëpunimi "Fendi x Versace" është bërë realitet.

Dy kreatorët e mëdhenj të modës janë bërë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e radhës në Javën e Modës në Milano.


Të titulluar "VERSACE BY FENDI - FENDI BY VERSACE", Donatella dhe Silvia Venturini Fendi ndërruan role për t'u frymëzuar nga vizioni i tjetrit, kim Jones që iu bashkua Venturini Fendi për të dizajnuar linjën e veshjeve për femra dhe meshkuj.

dualipa 242892514 987222465176938 3704375712362466188 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Për të ndjekur nga afër këtë moment histori, e pranishme ishte dhe ylli i muzikës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

dualipa 242966378 291741722423012 3089356613195979213 n Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjeçarja e cila është imazhi kryesor i “Versace”, qëndroj në radhën e parë të audiencës dhe ndoqi nga afër parakalimin e super modeleve Emily Ratajkowski, Naomi Campbell dhe Gigi Hadid.

dualipa 243034598 572018977334910 2656176476046275991 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ylli i hitit “Psycal” u pa e veshur me një fustan nga ky kreacion, teksa ndau imazhe të reja për adhuruesit në Instagram.

dualipa 243074953 4591541554223248 5126511814450383903 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Në një fustan të tejdukshëm me shkëlqim, të kombinuar me të brendshme të zeza, Lipa dukej glamuroze dhe plot sharm.

dualipa 243216125 383218100018536 5289958119816405 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“Fendace, bravo Donatella Versace dhe Kim Jones. History”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

dualipa 243487782 670276967276393 8436944067043783481 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Rikujtojmë që Dua bëri hapjen dhe mbylljen e sfilatës së “Versace” në natën e parë të Javës së Modës në Milano. /Telegrafi/

dualipa 243043619 259807519373509 3720862134094155231 n Foto: Dua Lipa/Instagram