Dua Lipa është artistja më e pëlqyer femër në Britani të Madhe deri më tani për këtë vit, sipas shifrave nga dy platformat e mëdha të muzikës Spotify dhe Apple Music.

Kënga e saj "One Kiss", me Calvin Harris, është kënga e dytë më e transmetuar në të dyja platformat e muzikës, pas këngës "God's plan" të reperit Drake.


Albumi i saj titulluar "Lipa" është albumi i tretë më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Dua Lipa

Ylli shqiptar, e cila fitoi çmimin "Këngëtarja më e mirë femër" në BRIT Awards këtë vit, sapo është shpallur ylli i vitit nga revista më e madhe britanike "Vogue".

Ajo pritet të nominohet për herë të parë për çmimet 'Grammy', pasi deri më tani janë zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e saj, teksa nominimet e plota do të publikohen në shkurt të vitit 2019.

Dua2 1

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë mes tyre.

"Më të mirat e vitit 2018" tregojnë dominimin e hip-hopit, me rap-artistët si: Drake, Post Malone dhe XXXPentacionin.

Drake ishte pa dyshim artisti më i kërkuar i vitit pasi albumi i tij i pestë, "Scorpion", arriti majat e suksesit në qershor.

Ai kishte vetëm 8.2 miliardë klikime në Spotify, ndërkohë që "God's plan" është kënga më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Drak

Ed Sheeran, i cili ishte artisti më i madh në shërbimin e transmetimit vitin e kaluar, ra në vendin e pestë në vitin 2018 - pa asnjë përfitim të mirë, duke pasur parasysh se ai nuk lëshoi ndonjë material të ri muzikor.

Ariana Grande është artistja më e popullarizuar femër, me 49 milionë transmetime vetëm në Spotify.

Muzika latine vazhdoi të rritet me shpejtësi, kryesuar nga artistët si: J Balvinin, Bad Bunny dhe Ozunën.

Në vazhdim, ju sjellim listat me këngët dhe albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë, në platformat e muzikës: Spotify dhe Apple Music. /Telegrafi/

Këngët më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar:

kom1

Këngët më të transmetuara në Botë për vitin 2018:

kom2

Albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar:

kom3

Albumet më të transmetuara në Botë për vitin 2018:

kom4