Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa ngjitej në skenë në Festivalin 'Mad Cool' në Madrid, Spanjë të mërkurën.

Këngëtarja 28-vjeçare, shkaktoi emocione teksa tregonte trupin e saj mahnitës në një bluzë të shkurtër transparente, që theksonte barkun e saj të tonifikuar.


Veshja përfshinte detaje me shkëlqim dhe ajo e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra me rruaza argjendi.

dj1

Duke shtuar lartësinë e saj me një palë çizme të zeza, Dua e plotësoi veshjen e saj me çorape me dizajn rrjete.

Me një paletë të lehtë makijazhi, super ylli i muzikës pop kishte lëshuar flokët e saj që binin lirshëm mbi shpatullat për performancën e saj në skenë.

dj2

Dua Lipa ishte e rrethuar nga kërcimtarë mbështetës të veshur me rroba të zeza të ngushta për performancën e saj.

Paraqitja e Duas në festival vjen pas performancës spektakolare në Glastonbury, në qershor.

dj3

Ylli interpretoi disa hite nga repertori i saj dhe realizoi disa lëvizje akrobatike të kërcimit teksa përshëndeti mijëra në fermën Worthy.

Në një pikë, Dua u afrua pranë turmave ndërsa këndonte këngën e saj të re hit "Physical".

dj4

Dua shndërroi Glastonburyn në një klub nate për një orë e 45 minuta, duke kënduar hite si: "Houdini", "Cold Heart" dhe madje një remiks të "New Rules".

Shikuesit u mahnitën nga performanca dy-orëshe e Duas që përfshinte vokale live në shumë nga këngët.

dj5

Dua përndryshe është duke shijuar edhe suksesin e albumit të saj të tretë, "Radical Optimism", të cilin e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/

dj6