Ata kanë qenë bashkë që nga qershori, pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri, Isaac Carew.

Dua Lipa dukej më e dashur se kurrë me të dashurin Anwar Hadid teksa ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të çiftit, ku shiheshin duke u puthur me pasion, shkruan DailyMail.


dua1 1

Këngëtarja 24 vjeçe, ishte duke shijuar qartë sezonin festiv, pasi ajo më vonë ndau një imazh me familjen e saj, pasi ata shijuan një darkë të këndshme në New York.

Dua dukej sportive e veshur me një jelek ngjyrë blu dhe xhinse të bardha ndërsa u përkul për një puthje me të dashurin e saj 20 vjeçar.

dua2 2

Ndërsa ajo më pas ngarkoi në InstaStory një fotografi të ëmbël të vetes dhe familjes së saj, ndërsa ata kaluan ca kohë cilësore së bashku gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Krijuesi i hitit “One Kiss” buzëqeshi gjerësisht ndërsa u ul mes mamasë, babait, vëllait dhe motrës.

dua3 2

Këngëtarja e hitit “New Rules” dhe Anwar filluan lidhjen e tyre në fund të qershorit, menjëherë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i pesë vjetëve të kaluara, kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew, 33 vjeç, në fillim të atij muaji.

Dua publikoi këngën e saj më të re “Don’t start now” muajin e kaluar, dhe ajo shpjegoi se si këngët e reja të albumit kanë të bëjnë me një kapitull të ri në jetën e saj. /Telegrafi/

GettyImages 1189839468 1