Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras dukeshin shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Këngëtarja e "New Rules", 27-vjeçare, konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës.


Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private - por pozuan bashkë në shfaqjen e filmit "Omar La Fraise".

71202177 12104817 image m 32 1684540939236

Për eventin, Dua veshi një fustan të zi "Celine" nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale për të ekspozuar një shkëlqim të lëkurës së saj - i kompletuar me një të çarë të lartë në këmbë, shkruan DailyMail.

Teksa u kthye, profili i saj anësor tregonte një prerje të shkurtër që ia ekspozonte shpinën, ndërsa u plotësua me një model të kryqëzuar prapa.

Flokët i vendosi në një stil elegant, të tërhequra në një topuz të lartë, ndërsa balluke i përfshinin ballin.

71202207 12104817 image a 43 1684541174043

Ajo zgjodhi një 'make-up' klasik joshës për të theksuar bukurinë e saj, ndërsa shtoi një palë vathë të mrekullueshëm të varur.

Ndërkohë Romain dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi - por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij yll "Don't Start Now", pasi ai nuk mund t'i hiqte sytë nga ajo.

Këngëtarja shkëlqeu teksa tregonte të dashurin e saj të ri pasi nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit.

71202199 12104817 image m 47 1684541515279

Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi një dorë në belin e saj teksa pozonin për foto.

Më vonë, ajo vendosi duart e saj në gjoksin e tij në një shfaqje shumë të dashuruar, pasi ata dëshmuan se ndiheshin shumë rehat me njëri-tjetrin.

Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021.

71202201 12104817 image a 60 1684541861171

"Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja u takua me rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta", tha një burim për The Sun.

"Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues", shtuan burimet.

71202213 12104817 image a 58 1684541805047

Ata ishin parë më herët duke dalë pas festës vjetore të çmimeve BAFTA të Netflix në Chiltern Firehouse të Londrës.

Filmi artistik "Omar La Fraise" u xhirua në Algjeri dhe luan partnerët francezë të krimit Benoit Magimel dhe Reda Kateb, të cilët janë në arrati.

71202197 12104817 image m 45 1684541476861

Filmi është një histori dashurie dhe fokusohet në dy marrëdhënie: një mes dy burrave dhe një romancë mes një burri dhe një gruaje. /Telegrafi/

71202249 12104817 image m 34 1684540991611