Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris, teksa u shfaq në një takim me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare u pa duke ecur krah tij në rrugët e kryeqytetit francez, duke reflektuar stil dhe vetëbesim.


Artistja zgjodhi një paraqitje të guximshme me xhins të dyfishtë, duke lënë të dukshme reçipetat e zeza me dantellë poshtë një xhakete të zbërthyer me dekolte të thellë.

Pamjen e kompletoi me çizme të larta ngjyrë kafe me gëzof, një pallto të gjatë lëkure në ngjyrë jeshile të errët dhe një çantë Chanel, ndërsa Callum u shfaq më minimalist, me xhinse blu dhe një xhaketë bomber të zezë prej lëkure.

Çifti, i cili nisi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të po atij viti, u pa disa herë së bashku në Paris, gjithmonë të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Më herët këtë javë, ata u fotografuan edhe jashtë Grand Palais, pas një eventi mode.

Kjo paraqitje vjen në një periudhë shumë të suksesshme për Dua Lipën edhe në aspektin profesional.

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja i ka shtuar pasurisë së saj rreth 70 milionë funte (afërsisht 82 milionë euro), falë të ardhurave nga muzika live dhe projektet e saj muzikore.

Me një karrierë në kulm dhe një fejesë të konfirmuar, Dua Lipa po shijon një nga periudhat më të ndritura të jetës së saj personale dhe profesionale. /Telegrafi/