LAJMI I FUNDIT:

dua.com zgjedhet ndër kompanitë kryesore të ekosistemit startup në Cyrih

dua.com zgjedhet ndër kompanitë kryesore të ekosistemit startup në Cyrih

Platforma dua.com e themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora, javën e kaluar është zgjedhur në mesin e kompanive të cilat përfaqësojnë ekosistemin e bizneseve startup në Cyrih të Zvicrës. Në një listë me më shumë se 650 kompani, dua.com ka arritur të jetë ndër bizneset kryesore të përzgjedhura nga The New Web.

Në një publikim në rrjete sociale,  TNW lidhur me këtë lajm shkruan “Ekosistemi i Cyrihut ka 650+  kompani startup dhe ne kemi zgjedhur 200 kompani që përfaqësojnë këtë qendër inovative”.

TNW njihet si një ekosistem global i teknologjisë, i cili lidhë kompanitë e reja, korporatat, institucionet shtetërore dhe ato financiare.

Me fjalë të tjera TNW është një platformë globale digjitale e cila informon, frymëzon dhe lidh njerëzit që e duan teknologjinë përmes lajmeve më të fundit rreth teknologjisë, biznesit dhe kulturës në internet.

Duke marrë parasysh se aplikacioni dua.com është më pak se dy javë larg lansimit final, një lajm i tillë luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për kompaninë. Përveç kësaj, deri tani misioni i kësaj platforme ka arritur të mbledhë mbi 320.000 ndjekës në rrjete sociale dhe të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve, mediave e investitorëve nga vende të ndryshme të botës.

Themeluar në gusht të vitit 2019, dua.com është aplikacion që synon të bashkojë shqiptarët në mbarë botën, përmes lidhjeve serioze të dashurisë, ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe mundësive të reja biznesore. Aplikacioni do të lansohet zyrtarisht më 22 qershor 2020, kur edhe do të jetë në dispozicion për shkarkim në iOS dhe Android, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Artikull i sponzorizuar