LAJMI I FUNDIT:

dua.com tani me lokacion në zemër të Prishtinës

dua.com tani me lokacion në zemër të Prishtinës

E themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora dhe me një histori inspiruese, platforma e të gjithë shqiptarëve, dua.com prej tani do të jetë prezente me lokacionin e ri në qendër të Prishtinës.

Me një vizion për të krijuar ekosistemin më të madh social për shqiptarët dhe me mision për t’i bashkuar ata anë e mbanë botës, aplikacioni dua.com së shpejti do të mundësojë krijimin e marrëdhënieve të reja si të dashurisë ashtu edhe atyre shoqërore e biznesore përmes teknologjisë së fundit.

Ndërsa të hënën me datë 03.02.2020, kompania mbajti ceremoninë e hapjes së zyreve të reja, ku përveç atmosferës së ngrohtë dhe mikpritëse, gjatë mbrëmjes të ftuarit kishin mundësinë të njoftohen edhe me ambientin e mahnitshëm dhe modern të krijuar me shumë dashuri e përkushtim.

Mirëpo hapja e zyreve të reja nuk ishte e vetmja arsye për të festuar sepse pikërisht në të njëjtën ditë para tetë viteve ishte bërë hapja e kompanisë “MIK Group” nga po të njëjtit themelues. Pas tetë viteve punë në fushën e marketingut digjital, kjo kompani ka arritur të mahnitë tregun zviceran me kualitetin e punës që i është ofruar nga një ekipe profesionale nga Kosova.

Gjatë mbrëmjes themeluesi Valon Asani theksoi se: “ Për të përmbushur misionin tonë, jemi kujdesur që ekipit t’i krijohet një ambient i ngrohtë e modern ku ata do të ndihen komfort dhe të kenë hapësirë për të qenë produktiv. Njëjtë si në kompaninë MIK Group do të bëjmë gjithçka që të kemi harmoni dhe lumturi në mes nesh sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses”.

“Ekipi është aseti jonë më i madh dhe kjo zyre do të jetë shtëpia e kreativitetit ku së bashku mund të arrijmë të gjitha qëllimet”,  ka shtuar më tutje bashkëthemeluesi tjetër, Larklind Cerkezi.

E krijuar me një qëllim të mirë dhe pozitiv, dua.com do të ndihmojë me miliona shqiptarë të lidhen me njëri tjetrin, të gjejnë mundësi të reja biznesi, të ofrojnë ndihmë apo të gjejnë partnerin e jetës, pa marrë parasysh se në cilin shtet apo kontinent jetojnë.

Artikull i sponzorizuar