dua.com – aplikacioni që synon të bashkojë shqiptarët në të gjithë botën nëpërmjet dashurisë, biznesit dhe ndihmës

Çfarë ndodh kur keni një vizion për të bashkuar miliona njerëz në të gjithë botën? Synoni ta bëni realitet këtë vizion apo thjesht hiqni dorë?
Historia e dua.com nisi kur Valon Asani, CEO i MIK Group, ishte i vendosur të bashkonte komunitetin e tij duke trajtuar çështje të tilla si dashuria dhe martesa. Me misionin e tij në mendje, Valon prezantoi konceptin “AlbanianFriends.com” në konkursin global për fillimin e ndërmarrjeve “Get in the Ring”, ku u nderua me vendin e parë në Kosovë.
Kjo iniciativë arriti një mbulim të konsiderueshëm mediatik në komunitetin shqiptar pasi kërkesa për zgjidhje/shërbime të tilla ishte shumë e lartë. Duke pasur parasysh që në vitin 2016 Valoni ishte i angazhuar në MIK Group, vendosi ta linte në pritje vizionin e tij.
Tre vjet më vonë, Valoni rishikoi konceptin e “AlbanianFriends.com” dhe besoi se tani ishte më se i gatshëm të përqëndrohej në vizionin dhe misionin e tij për të ndihmuar Komunitetin Shqiptar në të gjithë botën që të arrijë potencialin e vet.
Për të arritur një objektiv të tillë, ai së bashku me Larklind Cerkezi bashkë-themeluan dua.com – një faqe web-i dhe një aplikacion celular, e cila u orientua drejt bashkimit të shqiptarëve në të gjithë botën përmes Dashurisë, Miqësisë, dhe marrëdhënieve / bashkëpunimeve në Biznes.
Dua.com lindi në gusht të vitit 2019
“Ne pamë një problem që donim ta zgjidhnim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk kishte asnjë platformë të vetme për të lidhur Komunitetin e mrekullueshëm shqiptar. Shqiptarët janë të përhapur në të gjithë globin me një diasporë të madhe që “dëshiron të lidhet me njëri-tjetrin”. Dua.com po i fuqizon shqiptarët që të fillojnë lidhje domethënëse në të gjitha fushat e jetës së tyre të përditshme, qoftë kjo duke bërë miq, duke kërkuar një lidhje serioze, ose duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.”– Valon Asani, bashkëthemelues dhe CEO te dua.com.
Për të lënë një gjurmë të fortë, ekspozim dhe ndikim global, dua.com rekrutoi talentet më të mirë nga vende si Kosova, Shqipëria, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, dhe më gjerë, ku secila prej tyre ndan të njëjtin vizion dhe mezi presin që ta kthejnë dua.com në një histori suksesi.
Për më tepër, diaspora shqiptare ishte dhe vazhdon të jetë mbështetësi më i madh i dua.com sepse dëshiron të shfrytëzojë shërbimet tona dhe të lidhet me njëri-tjetrin.
Që prej fillimit të saj, në gusht të 2019-ës, dua.com rriti praninë në Komunitetin Shqiptar në mbarë botën, duke arritur audiencën e synuar përmes platformave të ndryshme të rrjeteve sociale dhe blogjeve interaktivë që shërbejnë si një udhëzues për tema të tilla si arti krahasues, letërsia, dashuria, takimet dhe histori të tjera frymëzuese.
E pajisur me talentin më të mirë në spektrin e teknologjisë së informacionit, dua.com nisi programin e saj beta (së shpejti aplikacioni do të nisë për Android dhe IOS) e cila tërhoqi mijëra përdorues që presin me padurim të testojnë platformën.

“Shqiptarët janë populli më i shpërndarë nëpër botë. Si asnjë popull tjetër, sot, më shumë shqiptar jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike sesa brenda. Krijimi i një platforme ku ne si shqiptare do të mund të bashkëpunojmë, dashurohemi, ndihmojmë njëri tjetrin do të ndikoj më shumë në bashkimin tonë se çdo ndikim politik apo administrativ. Se bashku me një grup fantastik të ndërmarrësve, inxhiniereve, financierëve shqiptarë nga e gjithë bota, jemi duke krijuar një platforme të tillë” – Ermal Sadiku, CTO @ dua.com

Duke pasur parasysh ekspozimin e saj të gjerë në rrjetet sociale, profesionalizmin dhe potencialin e ardhshëm, një numër i konsiderueshëm i investitorëve/partnerëve strategjikë kanë shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar me misionin e dua.com për bashkimin e Komunitetit Shqiptar në të gjithë botën.
Si i tillë, dua.com ka lançuar faqen e investitorëve (invest.dua.com) ku investitorët e mundshëm janë në gjendje të marrin një përmbledhje të tregut që synojmë, të pajisen me të dhëna analitike dhe cilësore në lidhje me segmentimet e biznesit dhe të jenë të njohur me modelet tona të biznesit.
“Dua AG është në kërkim të invetimeve me vlerë prej EUR 600.000 (EUR 250.000 të investimeve janë mbledhur tashmë). Edhe pse ekzistojnë mjaft metoda të ndryshme për vlerësimin e një ndërmarrjeje, ne në dua AG jemi të fokusuar në shtylla specifike (parashikimi i të dhënave financiare, analizat e raportit, emri i fuqishëm i brandit, etj) si përshkrimin më të saktë të vlerësimit tonë. Në të vërtetë, ne jemi përpjekur të mbetemi konservatorë me të dhënat analitike në mënyrë që të sigurojmë një mundësi të arsyeshme investimi për investitorët strategjikë të interesuar në dua.com”– Erblin Ribari, CFO te dua.com
Në mënyrë që të angazhohemi dhe të ndihmojmë komunitetin tonë, dua.com ka lançuar platformën (win.dua.com) me qëllim shpërblimin e promovuesve tanë në të gjithë botën. Duke u angazhuar me dua.com dhe duke ndarë përmbajtjen tonë, përdoruesit mund të fitojnë çmime të mrekullueshme.
Në përgjithësi, dua.com është në një mision për të lidhur miliona shqiptarë në mbarë globin me synimin për të forcuar marrëdhëniet dhe për të krijuar lidhje kuptimplota mes kolegëve dhe më gjerë. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë dhe takojeni ata personalisht.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bota po bëhet me një shfletues të ri interneti, i mundësuar nga OpenAI – do të jetë një konkurrent i ashpër i Google Chrome

A do të guxonit? Brenda 10 vitesh, robotët mund të fillojnë t’i operojnë njerëzit

OnePlus prezanton orën e re – dizajn minimalist dhe performanca të fuqishme

Grok ndalohet në Turqi - fyeu Erdoganin

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

A do të guxonit? Brenda 10 vitesh, robotët mund të fillojnë t'i operojnë njerëzit

Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e platformës X
Microsoft Edge tani është dukshëm më i shpejtë

Nvidia shkruan historinë - kompania e parë që arrin vlerën rekord prej 4 trilionë dollarësh

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë