Robert "Magyar" Brovdi, komandant i njësisë së operatorëve ukrainas të dronëve, ka publikuar një video që tregon sulmin ndaj një anijeje patrullimi ruse pranë Kaspiysk në Rusi.

Sulmi u krye nga operatorët e dronëve në natën e 16-17 majit. Njësia shpjegoi se anija u godit 986 km nga vija e angazhimit luftarak, pranë Kaspiysk në Republikën e Dagestanit, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar, anija qëllon kundër dronit ndërsa lëvizte nëpër ujë, por droni ukrainas arriti të afrohej dhe të godiste objektivin.

Anija e patrullimit kufitar Projekti 10410 (emri i koduar "Svetlyak") është një anije e rangut të tretë e destinuar për ruajtjen e ujërave territoriale.

Rusët e përdorin atë për operacione patrullimi dhe për të luftuar objektivat sipërfaqësorë dhe kërcënimet ajrore në zonat bregdetare. /Telegrafi/