Këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Serhii "Flash" Beskrestnov, ka publikuar një video që tregon një dron rus Gerbera duke u lëshuar nga një dron tjetër mbi qytetin e Sumy-t.

"Videoja tregon momentin kur një dron lëshohet nga një dron Gerbera. Mund ta mbani mend se ju thashë për këtë javën e kaluar", tha Beskrestnov në një postim.


Sipas Beskrestnov, rastet e përdorimit të Gerberës si bartës për dronët tjerë po regjistrohen çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Në vjeshtën e vitit 2024, Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi bazën e komponentëve të dronit rus Gerbera në portalin War&Sanctions.

Në atë kohë, agjencia e inteligjencës raportoi se Rusia i mblodhi këta dronë shumëfunksional në një fabrikë në qytetin rus të Yelabuga-s.

Në atë kohë, dihej se Gerbera mund të mbante një kokë me lëndë shpërthyese si një dron kamikaz dhe të kryente zbulim elektronik, duke përfshirë zbulimin e pozicioneve të mbrojtjes ajrore dhe regjistrimin e sulmeve të dronëve të tjerë. /Telegrafi/