LAJMI I FUNDIT:

Drogoi dhe më pas ngufati pesë fëmijët e saj, nëna nga Gjermania i shkruan letër nga burgu djalit më të madh – pretendon se është e pafajshme

Drogoi dhe më pas ngufati pesë fëmijët e saj, nëna nga Gjermania i shkruan letër nga burgu djalit më të madh – pretendon se është e pafajshme

Kristiana K, e cila po gjykohet për vrasjen e pesë fëmijëve në Solingen të Gjermanisë, ka dërguar letra rrëqethëse nga burgu të ëmës së saj dhe birit të saj të vetëm që i mbijetoi më të keqes.

E ëma që në fillim të shtatorit të vitit të kaluar mbyti Luk, 8-vjeçar dhe Tim, 6, Sofian, 3, dhe Melinën, 1, pretendon në letër se është e pafajshme, transmeton Telegrafi.


Kristiana drogoi fëmijët e saj, më pas i ngufati që të gjithë. Djali më i madh ka mbijetuar pasi në momentin kur ajo kreu sulmin ishte në shkollë.

Tani kjo nënë po tenton të mësojë më shumë për fatin e vogëlushit Marsel, sepse pas tragjedisë ai po jeton me gjyshen. Të ëmën e Kristianas.

Letrat i janë lexuar familjes dje gjatë seancës gjyqësore, e në to Kristiana pyet të ëmën se si është Marseli, për të cilin dyshohet se qëllimisht e kishte kursyer nga vrasja.

Madje ka pyetur nëse mund ta sheh, pasi e konsideron veten të pafajshme duke theksuar se nuk i ka kryer vrasjet të cilat rëndojnë mbi të.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në letra ajo thekson se si në burg ka “shumë prindër të këqij” që kanë keqtrajtuar fëmijë duke i lënë të vdesin nga uria.

“Si kanë mundur të bëjnë diçka të tillë”, ka pyetur Kristiana në letër. Tutje ajo ka shkruar se është njoftuar me një grua e cila tri herë radhazi ka tentuar të kryej vetëvrasje për shkak të bashkëshortit.

Gjatë procesit të gjykimit, gjykatësi ka theksuar që Kristiana ka qenë plot vetëbesim dhe e vendosur derisa i ka shkruar letrat. Konsideron se është shumë inteligjente dhe se po tenton të manipuloj.

Kujtojmë që mëngjesin e kobshëm kur u mbytën fëmijët, Kristiana ishte zgjuar herët duke u dhënë ushqim fëmijë. E në atë ushqim u kishte hedhur ilaçe të ndryshme nga të cilat fëmijët filluan të ngufaten – e ata që i rezistuan kësaj ngufatje, ajo i ka mbytur me duar.

Besohet se krimin e kreu e pushtuar nga emocionet dhe zhgënjimi pasi ishte ndarë nga bashkëshorti. Para kryerjes së krimit, ajo kishte jetuar ndarazi nga bashkëshorti i fundit. Kristiana ishte martuar me 28-vjeçarin Pascal gjatë vitit 2014, kishin katër fëmijë dhe jetonin së bashku me dy fëmijët e saj të tjerë nga lidhjet e mëparshme. Ishte një familje e lumtur – deri në vitin 2019, kur edhe u ndanë.

Nga ai moment kishte mbetur vetëm me fëmijë. Për një arsye, vendosi që djalin më të madh ta kursej. Pas krimit të tmerrshëm, shkoi për ta marrë në shkollë Marselin, të cilit i kishte thënë se në familje ka ndodhur një rast vdekje. Hipën në treni për në Dyseldorf, e të birit të tyre i tha lamtumirë kur ndërruan trenat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Kalo në kategori