LAJMI I FUNDIT:

Droga e fshehur mes bananeve, tre të arrestuarit lihen në burg kurse në kërkim është ende pronari i kompanisë

Droga e fshehur mes bananeve, tre të arrestuarit lihen në burg kurse në kërkim është ende pronari i kompanisë

Gjykata e Durrësit vendosi të lejë në burg tre të arrestuarit për drogën e gjetur mes bananeve në Portin e Durrësit pasditen e së enjtes.

Gjyqtari Paulin Çera dha vendimin arrest në burg me afat 45 ditor për administratorin e  kompanisë Zico dhe dy punonjësve  të kompanisë private të skanerit të cilët arritën të arrestoheshin në kuadër të operacionit “Again”.


Tre të arrestuarit kanë mohuar akuzat duke deklaruar se çdo gjë e kanë kryer konform ligjit. Ndonëse mbrojtja e tyre kërkoi lirimin e të arrestuarve nga salla e gjyqit, ose nëse vlerësohet ndryshe “detyrim paraqitjeje” gjykata caktoi arrest në burg me afat si kohë e mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e palëve, ndërsa prokuroria pritet të sigurojë prova të tjera që mbështesin akuzat.

Pasditen e vonë të së enjtes së kaluar, pas  kontrollit fizik në një kontejner me banane ku u gjetën dhe sekuestruan 33,5 kg kokainë u arrestuan shtetasit Petrit Demishaj, administrator i kompanisë Zico sh.a., porositëse të mallit, dhe dy punonjësit e skanerit në turn Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

Të tre të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Në kërkim u shpall dhe presidenti i kompanisë Trifon Murataj, i cili nuk është ndaluar ende nga policia.

Njoftimi i Gjykatës së Durrësit

Pasditen e së enjtes në portin e  Durrësit policia zhvilloi një operacion antidrogë ku mes bananeve të importuara nga Ekuadori nga kompania “Banaking” u gjetën të fshehura pako me kokainë në peshë totale 33.5 kilogram. Policia kishte marrë informacion në lidhje me ngarkesën e bananeve në të cilat ishte futur drogë. Ngarkesa është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor.

Në Portin e Durrësit ngarkesa mbërriti  më 28 tetor, e ndërsa kontrolli I saj me qen antidrogë u bë në 3 nëntor. Policia shpalli në kërkim pronarin e Banaking, Trifon Murataj ndërsa në pranga ranë 3 persona pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e kokainës.

Pasi kontejneri me drogë u skanua,  dyshohet se të arrestuarit manipuluan pamjet për të dalë të pastra.

Kjo nuk është hera e parë që në kontejnerët e “Banaking” përveç bananeve gjendet edhe kokainë. Rasti më flagrant ishte në 30 dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë  policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa. Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe  dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Një rast I dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte. Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj. Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori