LAJMI I FUNDIT:

Droga dhe alkooli rrisin numrin e shtatzënive të padëshiruara në Shqipëri

Droga dhe alkooli rrisin numrin e shtatzënive të padëshiruara në Shqipëri

Rritja e përdorimit të drogave dhe alkoolit tek vajzat e reja ka rritur numrin e shtatzënive të padëshiruara, gjë të cilën e konfirmojnë edhe mjeket gjinekologë.

Por shumë nga vajzat kanë gjetur edhe zgjidhjen për të e shmanguar një shtatzëni duke përdorur pilulën e emergjencës e cila nga ana tjetër dëmton shëndetin riprodhues për shkak të përdorimit të shpeshtë.


Sipas mjekëve gjinekologë shumë gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni jashtë mitre.

“Nuk mund të përdoret shpesh si metodë kontraceptive. E para, kjo pilulë ka një dosë të madhe të estrogjenit dhe progresteronit dhe si e tillë jep çrregullime të ciklit me pasoja në cilësinë e shëndetit. E dyta, ka gjasa që në 70-80% të rasteve, këto gra e vajza në të ardhmen, kur të duan të lindin një fëmijë, mund të bëjnë shtatzëni ektobike, ose shatzëni jashtë mitre. Por dua të nënvizoj edhe një gjë shumë të rëndësishme: sa më shumë të përdoret pilula, edhe vetë ajo nuk do të japë efektin e saj”, u shpreh gjinekologia Lindita Myzyri.

Ndërkohë që vajzat nuk kanë informacionin e duhur për këtë pilule emergjente.

“Pilula e emergjencës duhet të përdoret pas çdo marrëdhënie seksuale të pambrojtur, sepse mendojnë që mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rresht të pambrojtura dhe prijnë një pilulë emergjence në fund duke menduar se kjo i mbron. Jo, është e gabuar. Prandaj quhet e emergjencës sepse të mbron vetëm nga një marrëdhënie seksuale të pambrojtur”, tha gjinekologia.

Vajza dhe djemtë e rinj kane mungese informacioni në lidhje me shëndetin riprodhues, marrëdhëniet seksuale të shëndetshme pasi mungon informacioni për ta edhe nëpër shkolla, ora e mësimit e planifikuar me se shumti anashkalohet, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori