LAJMI I FUNDIT:

Darmanoviq: Ne nuk kemi pasur asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Gruevskin

Darmanoviq: Ne nuk kemi pasur asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Gruevskin

Mali i Zi nuk kishte bazë ligjore për të mbajtur ish-kryeministrin Nikolla Gruevski gjatë kalimit tij nëpër këtë vend. Për tranzitin e Gruevskit, zyrtarët malazezë i kanë njoftuar autoritet e Maqedonisë, tha sot Ministri i Jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq, në një konferencë shtypi të përbashkët në Shkup me homologun e tij, Nkolla Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përgjigjja është e thjeshtë, sepse qëndrimi ynë ishte i thjeshtë. Ne nuk kemi pasur asnjë bazë ligjore për ta mbajtur qytetarin e Maqedonisë apo ish-kryeministrin në një makinë me targa diplomatike nga një vend i huaj, sepse në momentin kur ai ka kaluar nëpërmjet territorit të Malit të Zi në pikat kufitare nuk ka pasur sinjale se bëhet fjalë për një person i cili është jashtë ligjit. Për të gjitha këto, ne kemi informuar shërbimet e sigurisë në Maqedoni. Zyrtarët tonë këtë e kanë bërë në rrugën si mes miqve. Kështu nga ana e Malit të Zi nuk ka pasur lojëra apo veprimet e fshehur, por veproi siç kërkohet nga rregullat tona dhe të gjitha ligjet”, tha Darmanoviq,.


Ndërsa Nikolla Dmitrov nuk komentoi deklaratën e presidentit të Serbisë Alesandar Vuçiq.

“Kishte një koment nga presidenti i Serbisë lidhur me krimin për të cilin ish-kryeministri u dënua, diçka që nuk komentohet, as për vendimet e brendshme, shumë më pak për ato të huaja. Rasti tregon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, për sa kohë që një vend përballet me sfidën me të cilën ballafaqohet i gjithë rajoni. Megjithatë, ne nuk kemi interes për përkeqësimin e marrëdhënieve me vendet e tjera”, tha Dimitrov.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori