LAJMI I FUNDIT:

Driton Selmanaj thotë se nuk ka udhëtuar në Uashington me familjen

Driton Selmanaj thotë se nuk ka udhëtuar në Uashington me familjen

Delegacioni i Kosovës, pjesë e të cilit është edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë ditës së sotme në rrjete sociale qarkulloi lajmi se familja (gruaja dhe fëmija) e Selmanajt kanë udhëtuar së bashku me të për në Uashington.

Këtë lajm e ka demantuar vetë Selmanaj për klankosova.tv, duke thënë se kjo është vetëm një gënjeshtër.


“Gënjeshtër e llojit të atyre që vetëm shqiptarë vështirë mund t’i quaj”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj gjithashtu ka thënë se në foto janë udhëtarët, që sipas tij nuk e di as se çfarë kombësie u takojnë.

“Ne kemi udhëtuar me bileta të klasit ‘economy’ dhe prandaj kemi dalë bashkë me të gjithë udhëtarët e tjerë”, ka thënë Selmanaj.