LAJMI I FUNDIT:

Driton Selmanaj i përgjigjet Albulena Haxhiut: LDK i bëri tri lëshime

Driton Selmanaj i përgjigjet Albulena Haxhiut: LDK i bëri tri lëshime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj i është përgjigjur Albulena Haxhiut e cila tha se LDK është barrikaduar në pozicione dhe nuk po pranon oferta të reja të Vetëvendosjes.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK që prej fillimit të negociatave me Vetëvendosjen ka bërë tri lëshime.


Ai ka thënë se LDK ka qenë e bindur që i takon Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit dhe ndarja e ministrive 5-5, përcjell Telegrafi.

“Ne bëmë një lëshim. Thamë që po e marrim Kryetarin e Parlamentit dhe kur të vjen dita e zgjedhjes së Presidentit i kthejmë Vetëvendosjes një ministri e që ata dëshironin Ministrinë e Brendshme. As kjo nuk u pëlqeu. Ne erdhëm në kompromisin e tretë.  Kompromisi i tretë ishte kryeministri atyre, Kryetari i Parlamentit neve dhe kur të vij koha e Presidentit, t’u kthehet atyre Kryetari i Parlamentit e që LVV do të kishte dy pozitat kryesore dhe LDK-ja defakto asgjë pasi presidenti nuk do t’i takonte asnjë partie politike me Kushtetutë”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se kjo parti e ka votuar Konjufcën pasi nuk ka dashur të bëhet bllokuese e institucioneve.

Ai thotë se Vetëvendosje nëse dëshiron të bashkëpunojë vetëm me LDK-në ajo duhet të kthehet aty ku e kanë lënë bashkëpunimin e jo të vazhdojnë me veprime të njëanshme.

Selmanaj ka përsëritur se ambasadorët e QUNT-it ishin ftuar nga Vetëvendosje por sipas tij LDK nuk ka refuzuar pasi nuk ka pasur asgjë të keqe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori