LAJMI I FUNDIT:

Dritës i takon klasikja e futbollit kosovar, mposht me rezultat minimal Prishtinën

Dritës i takon klasikja e futbollit kosovar, mposht me rezultat minimal Prishtinën

Drita ka fituar klasiken e futbollit kosovar, pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.

Rastin e parë të mirë e pati Albert Dabiqaj, por goditja e tij në minutën e 18-të u prit nga Ardit Nika.


Vetëm tre minuta më vonë, Hasan Hyseni i mysafirëve gjuajti bukur, por edhe më bukur intervenoi Faton Maloku.

Albert Dabiqaj lëshoi një tjetër rast shënimi në minutën e 29-të, por sërish pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë Drita shtoi trysninë ndaj portës së Prishtinës dhe në minutën e 61-të gjetën golin e epërsisë.

Një harkim fantastik nga Raddy Ovouka bëri që Blerim Krasniqi të shënoj me kokë për 1-0.

Prishtina shtoi sulmet dhe Hasan Hyseni pati një rast të mirë, por goditja e tij u prit nga Faton Maloku.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Drita arkëtoi tre pikët e plota.

Me këto tre pikë Drita mbetet në vendin e tretë me 46 sosh, derisa Prishtina është e pesta në tabelë me 12 pikë më pak.

Në ndeshjen e ardhshme Drita do të luaj në udhëtim te Feronikeli ’74 në Drenas, derisa Prishtina para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori