LAJMI I FUNDIT:

Drita siguron fitore të madhe kundër Ferizajit, Trepça triumfon ndaj Drenicës

Drita siguron fitore të madhe kundër Ferizajit, Trepça triumfon ndaj Drenicës

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 28 të Vala Superligën e Kosovës.

‘Gjilanasit para shikuesve të vetë në stadiumin Shani Hashiislami kanë triumfuar kundër Ferizajasit me rezultat 2-1, me ç’rast ka bër një hap të rëndësishëm për t’iu shmangur barazhit për largim nga liga.


Në minutat e para të takimit, u zhvillua lojë e hapur prej të dyja skuadrave përkatëse.

E gjithë kjo ndeshje u zhvillua deri dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur vendasit realizuan golin e epërsisë përmes Taulant Halitit, i cili zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 58 të ndeshjes e barazuan rezultatin me Milan Ristovskin, i cili realizon nga afërsia.

Megjithatë, Livoreka sërish u kujdes shtatë minuta pas barazimit të rezultatit të kaloi në epërsi ‘Intelektualët’ duke paraboluar portierin Rexhepi.

Në vazhdim të takimit nuk pati ndonjë rast për tu veçuar dhe kështu, Drita shënoi fitore me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në vendin e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 25 pikë ndërsa Ferizaj zbret në pozitën e dhjetë me 24 pikë.

Trepça 2-1 Drenica

Në takimin tjetër të kësaj xhiroje, Trepça ka triumfuar kundër Drenicës me rezultat 2-1.

Drenica kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Kreshnik Uka, i cili shënoi pesë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë.

Trepça e barazon rezultatin dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë përmes Enis Zabërgjës, i cili u asistuar për mrekulli nga Armend Muja.

Njëzet minuta para përfundimit të takimit, Trepça sërish kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Ergyn Ahmeti.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të mitrovicasve me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Trepça mbetet në vendin e 11 të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 19 pikë ndërsa Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 34 pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

La Liga
Kalo në kategori