Para disa ditësh, në një të përditshme shqiptare u publikua një set fotosh skandaloze, ku këngëtari Kasapi ishte kapur në shtrat me dy meshkuj. E gjithë kjo situatë bëri jo pak bujë në media.

Natyrisht që përveç Shpatit, personi i dytë më tepër i prekur në gjithë këtë mesele është Afërdita Dreshaj. Vajza nga Mali i Zi që po sundon pasarelat e botës dhe që së fundi është bërë imazhi i “Lamborghinit”, i njërës prej kazinove më të mëdha në Miçigan, u tmerrua kur mësoi për fotot që qarkullonin këtu në kryeqytet.

“Nuk është hera e parë që lidhja jonë është bërë objekt thashethemesh për shumë media shqiptare. Ndërsa lidhur me këtë çështje që na ka mërzitur jo pak, unë mund t’ju siguroj që nuk ka asgjë të vërtetë. Dashuria jonë është si gjithnjë fantastike dhe jo më kot jam shprehur se me Shpatin e shoh veten deri në vdekje”, është shprehur ajo. /Korrieri/